Fatjon Fasho është përzgjedhur të jetë drejtori i ri i Burgut të Drenovës në Shqipëri. Kështu ka bërë të ditur drejtoria e komanduar e burgjeve që ka bërë prezantimin e drejtorit të ri të këtij institucioni.
Sipas informacioneve, Fasho ka mbajtur funksione të ndryshme në burgun e Drenovës dhe ka qenë gjithashtu në pozicionin e zëvendësdrejtorit.
Këtë post më herët e ka mbajtur Lorent Nako.
Burgu i Drenovës ka mbi 400 të burgosur, përfshirë edhe një sektor të burgut të sigurisë së lartë, ku mes të cilëve ka të burgosur me akuza të rënda kriminale.
Numrin më të madh në këtë burg e zënë të paraburgosurit, të cilët akoma nuk kanë një vendim të formës së prerë në gjykatat e vendit.