Faton Hajrizi kërkon të kthehet në burgun e Dubravës

I burgosuri Faton Hajrizi, i cili kishte arratisur tetë herë nga burgjet e Kosovës ka arritur gati ta përfundoj shkollën e mesme ani pse është në vuajtje të dënimit. Për këtë familjarët po kërkojnë që i njëjti të rikthehet në burgun e Dubravës në mënyrë që ta përfundoj pjesën tjetër të shkollimit. Shërbimi Korrektues është duke e shqyrtuar këtë kërkesë

Dëftesat e klasës së dhjetë e njëmbëdhjetë i ka kryesisht me nota të mira.

Këto rezultate i përkasin të burgosurit, Faton Hajrizi, i cili në vitin 2000 ishte burgosur pasi kishte vrarë një ushtar rus në Skenderaj.

Ai aktualisht vuan dënimin prej 25 vjetësh burgim në Burgun e Sigurisë së lartë në Gërdovc por familja e tij ka një kërkesë për Shërbimin Korrektues të Kosovës në mënyrë që i njëjti të përfundojë shkollën aty ku e kishte filluar.

“Po ashtu kërkojmë kthimin e tij në burgun e Dubravës ku ka qenë duke vazhduar edhe shkollimin dhe t’i mundësohet vazhdimi i shkollimit që do t’i mundësonte një rehabilitim më të mirë dhe mundësi më të mira për jetë edhe pas vuajtjes së dënimit”, thuhet në dokument.

Por, kjo nuk ishte hera e parë që Hajrizi ka ndërruar burgun për shkak të kërkesave të tij. Por, kjo kërkesë aktuale është tashmë në shqyrtim.

“Ju njoftojmë se z. Hajrizi  me kërkesë të tij është transferuar nga Qendra Korrektuese e Dubravës në Burgun e Sigurisë së Lartë, ndërsa aktualisht është duke u shqyrtuar kërkesa e tij e radhës për t`u rikthyer në Qendrën Korrektuese të Dubravës”

Ndërkohë, monitoruesit e burgjeve po thonë se përfitimi i këtyre të mirave varët nga sjelljet e të burgosurit.

“Të burgosurit duhet ta kenë parasysh që burgu nuk është vend ku plotësohen dëshirat por është vend që duhet të reflektoj për veprën që ka bërë dhe vetëm në bazë të sjelleve të mira mund të kaloj nga një burg i tipit të mbyllur në një burg gjysmë të hapur apo të hapur”, ka deklaruar Behxhet Shala, nga KMDLNJ.

Prindërit e Faton Hajrizit iu kanë drejtuar edhe Presidencës me kërkesën për falje të dënimit me arsyetimin se ata janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Faton Hajrizi  kishte arritur të arratiset tetë herë nga burgjet e Kosovës.

 

Shija e redaktorit

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Presidentja Osmani sot pret në takim zëvendës-sekretarin e SHBA-ve Richard...

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot(e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot...

Të fundit nga rubrika