Faton Hajrizi lajmërohet nga arratia: Provokimet me shtynë të arratisem nga burgu

Faton Hajrizi u arratis nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë më 6 korrik dhe u shfaq në “TikTok” duke shpjeguar arsyet e arratisjes së tij

Faton Hajrizi, i cili u arratis të shtunën më 6 korrik nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, është lajmëruar nga arratia mbrëmë në rrjetin social “TikTok”.

Hajrizi i cili tashmë është i kërkuar nga Policia e Kosovës ka herën e nëntë që është arratisur nga burgu. Ndërkohë si pasojë e ikjes së tij nga burgu janë suspenduar oficeri i dhomës dhe oficeri i krahut.

Me një maskë në fytyrë, Hajrizi ka sqaruar arsyet e arratisjes dhe ka theksuar se nuk po fsheh fytyrën, por kishte pësuar një lëndim gjatë arratisjes. Hajrizi, në videon e tij, deklaroi se planifikon të hyjë live në “TikTok” për të folur më gjerësisht për situatën.

Gjatë arratisjes, siç tregon Hajrizi kishte përjetuar vështirësi me telat dhe murin e burgut, të cilat i shkaktuan lëndime në fytyrë. Në video, ai falënderoi përkrahësit e tij dhe adresoi kritikat, duke theksuar se nuk është ashtu siç e përshkruan policia.

“Dikush mund të thotë që këtij personi i është bërë hobi të ik nga burgu, por nuk është e vërtetë. Unë dua të jem i lirë si të gjithë shqiptarët. Nuk jam Albin Kurti unë me u mërzit për Izraelin a Ukrainën a janë të lirë. Arsyeja pse unë jam kane me datën 1 dhe jam kthyer me datën 3 në vikend, arsyeja pse nuk kam ikur gjatë vikendit është pikërisht për shkak se kam dhënë fjalën se nuk iki nga vikendi”, ka thënë Hajrizi.

Hajrizi vuri në dukje trajtimin e padrejtë që pretendon që ka marrë në burg. Dhe sipas tij, provokimet e zyrtarëve të Qendrës Korrektuese në Smrekonicë e kanë shtyrë të arratiset,  teksa pohoi se ka marrë vendimin për t’u arratisur përkohësisht, por do të kthehet për të përfunduar dënimin e mbetur, në kohën që do të vendosë vetë.

“Nuk jam ai që policia e pasqyron. Unë jam Faton Hajrizi i cili si 14 vjeçar ka qenë në luftë. Unë jam Faton Hajrizi që kam vepruar në veri 2006-2007 për të mirën e këtij vendi. Nuk është normale unë me i mbajt 23 vite burg, 15 vjeçar kam rënë në burg e 40 vjeçar jam sot. Me ardh mbikëqyrësi që në kohën e Serbisë ka qenë oficer e më m’thanë mu qu prej gjumit në ora 09:00, 11:00 e ora 18:00. Nuk është në rregull pse mem provoku ai mua”, ka shtuar Hajrizi.

Policia e Kosovës ka shpallur Hajrizit si person në kërkim dhe ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë në lokalizimin dhe arrestimin e tij, duke ofruar çdo informatë të dobishme për vendndodhjen e tij.

@faton.hajrizi.i.v

♬ original sound – faton hajrizi i vertet

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika