Faton Hajrizi nuk u dorëzua, iu kundërpërgjigj policisë serbe deri në momentet e fundit

Faton Hajrizi, i cili kërkohej për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e një tjetri është vrarë në fshatin Trbushnicë të Serbisë

Faton Hajrizi

Pas rreth 40 orësh në arrati pas vrasjes së policit serb, është vrarë Faton Hajrizi nga forcat speciale serbe – në fshatin Trbushnicë, afër kufirit me Republikën Srpska.

Hajrizi nuk iu dorëzua policisë serbe, edhe të njëjtëve iu është kundërpërgjigjur me armën e tij, që e kishte me disa plumba –  deri në momentin kur u vra.

“Ai nuk e kishte në plan të dorëzohej”, ka thënë ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, teksa ka treguar se si është lokalizuar dhe më pas është vrarë i arratisuri nga drejtësia kosovare.

“Ne publikuam një foto këtë mëngjes që njerëzit ta raportojnë nëse e shohin atë. Një banor i një qyteti fqinj e ka parë sepse po i kërkonte ujë. Ai nuk e njeh gjuhën dhe sapo u largua, vendasit iu desh të bënte një ose dy kilometra në këmbë për të raportuar se e kishte parë këtu (në vendin ku u vra)”, ka shtuar Daçiq.

Ndërkaq, në lidhje me këtë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës ka kërkuar nga Serbia që të konfirmojnë identitetin e shtetasit kosovar të vrarë këtë të premte.

Kosova kërkon nga Serbia ta konfirmojnë identitetin e personit të vrarë

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi pas raportimeve për vrasjen e një shtetasi të Republikës së Kosovës në Serbi, ka kërkuar nga Autoritetet serbe që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për Dukagjinin.

Më tej, Daçiq ka deklaruar se Serbia do kërkojë ekstradimin e Artan Hajrizit (vëllai i Fatonit) nga Gjermania.

Sipas Daçiqit, nuk është e vërtetë se Faton Hajrizi ia ka vjedhur dokumentat vëllait të tij.

“Ne do të kërkojmë që Artan Hajrizi, vëllai i vrasësit, të ekstradohet nga Gjermania”, tha Daçiq.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika