Fayot: Kosova ka shënuar progres gjithëpërfshirës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka pritur sot në takim Ministrin për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Çështje Humanitare të Luksemburgut, Franz Fayot.

“Gjatë takimit u bisedua për raportet dhe bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me Luksemburgun si një nga kontribuesit kryesor në projekte zhvillimore e të cilat janë në dobi të qytetarëve të Kosovës. Në veçanti, Presidentja Osmani u falënderua për angazhimin e Luksemburgut për kontributin e pashoq në fushën e shëndetësisë ndër vite, si dhe në fushën e arsimit”, thuhet në njoftim.

Osmani falënderuese ndaj Luksemburgut -

Ministri Fayot vlerësoi progresin e gjithëmbarshëm në Republikën e Kosovës, duke theksuar në veçanti angazhimin për luftim të korrupsionit dhe sundimit të ligjit.

Palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë në drejtim të zhvillimit të kapitalit njerëzor, dhe diskutuan potencialin për investim në fushën e digjitalizimit, energjisë, si dhe në drejtim të mbledhjes dhe gjenerimit të të dhënave si parakusht për politikëbërje më efektive.

Osmani falënderuese ndaj Luksemburgut -

Po ashtu, në takim ministrin Fayot e ka pritur edhe kryeministri Kurti, i cili e ka falënderuar për kontributin në zhvillimin e Kosovës duke theksuar mundësitë e rritjes së mëtejme të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika