Faza e adoleshencës dhe ndryshimet që ajo sjellë

Sonte në emisionin “Jeto” me ekspertin e shëndetit mendor u diskutua për ndryshimet e personit në fazën e adoleshencës.

I ftuar në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini, sonte ishte psikologu Florent Osmani. Ai e cilësoi adoleshencën si një fazë që karakterizohet me ndryshime të shpejta në trurin e personit. Ai deklaroi se në këtë fazë ndodh pjekja e trurit, e krahas kësaj edhe zhvillimi intenziv i trupit. Kur këto të dyja ndodhin adoleshenti nuk e di se çfarë po ndodhë, nuk janë të vetëdijshëm përse i përjetojnë ato emocione, gjë që shkakton probleme me prindërit dhe të tjerët, pasi nuk mund t’i komunojnë saktë ndjenjat, gjë që sipas psikologut është normale, por nuk duhet pranuar si fakt, pasi mund të vazhdojnë si praktikë edhe në fazat tjera të zhvillimit psikologjik.

Osmani deklaroi se tek ne flasim shumë pak për emocionet, gjë që ndikon edhe tek mungesa e informimit të adoleshentëve për fazën të cilën po e kalojnë. Në fazën e tyre hormonet lirohen shumë shpejt, që ndikon që adoleshentët të bëhen më agresivë, të kenë sjellje që as vet nuk mund t’i kuptojnë. Sipas psikologut tek adoleshentët krijohet nevoja psikologjike që të përkasin diku, tek një grup, të krijojnë një identitet. E mungesa e përkitjes krijon emocione negative tek personat në këtë fazë, nga ku fillojnë edhe shumica e problemeve, përfshirë këtu edhe ato mendore.

Psikologu Florent Osmani dhe Xheneta Asllani

Osmani thekson se adoleshentët duhet të provojnë gjëra të reja që të kuptojnë se kush janë, pasi është një kohë kur ata janë më kurioz të provojnë gjëra, por shton se nëse vetëdija për rrezikun është e ulët në këtë fazë, mund të ndodhin gjëra me pasoja afatgjate.

Psikologu e ka cilësuar këtë fazë si më të rëndësishmen në krijimin e personalitetit të njeriut, një fazë kalimtare që fillon nga mosha 10 ose 11 vjeçare, por që efektet mund të mos shfaqen deri në moshën 13-14 vjeçare.

Shija e redaktorit

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Të fundit nga rubrika