Faza e dytë e testimit të urës së Ibrit, raporti i ekspertëve brenda 2-3 ditësh

Brenda dy-tri ditësh do të bëhet publik raporti i ekspertëve nëse ura mbi lumin Ibër mund të hapet për qarkullim të veturave. Sot atje është bërë edhe testimi i qëndrueshmërisë së urës, që është faza e fundit në përgatitjet për hapjen e saj.

Insistimi i Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit po vazhdon edhe tutje.

Të mërkurën kompania e kontraktuar nga Ministria e Planifikimit Hapësinor ka filluar me fazën e dytë dhe të fundit praktike, që është testimi për peshën e automjeteve që mund të lëvizin mbi urë.

Një herë është testuar vetëm kalimi i kamionit bosh e pastaj edhe kamioni i ngarkuar.

Poshtë saj janë vendosur mjetet adekuate për të vlerësuar qëndrueshmërinë e urës e punëtorët e kompanisë po shikojnë çdo detaj nga kjo matje.

Rezultat final nuk ka akoma sepse të dhënat e marra nga ditët e sotme do të analizohen në ditët në vazhdim.

Ai që kishte ardhur tek Ura e Ibrit, siç tha ai, për t’i parë punimet nga afër, zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se marrja e rezultateve finale është çështje ditësh.

“Sa të përfundojnë testimet, aparatura është shumë moderne që është duke u aplikuar këtu për testime të stabilitetit dhe besoj që për dy-tri ditë do ta kemi raportin final”, ka thënë Durmishi.

Sipas tij, kjo urë është mjaft e qëndrueshme.

“Teorikisht ka mundësi, në bazë të asaj që kam pa unë gjatë vizitave të mija, kjo urë është shumë stabile, është një ndër më të fortat që i kemi në Kosovë”, ka shtuar Durmishi.

Të gatshëm të zbatojnë çdo urdhër janë edhe Policia e Kosovës në veri të vendit.

“Ne nuk kemi ndonjë informacion që kjo urë është duke u hapur tash, nëse merret ndonjë vendim ose vjen ndonjë vendim ndërmjet hierarkisë tonë komanduese, atëherë i marrim masat e nevojshme”, ka thënë Veton Elshani.

Gjatë kryerjes së testimit të stabilitetit të urës, procesin e kanë përcjellë nga afër si zakonisht karabinierët italianë, por si rrallëherë aty ishin KFOR-i gjerman.

Misioni paqëruajtës, KFOR, ka kërcënuar se do të intervenojnë për “çfarëdo zhvillim që mund të ndikojë në ambientin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal, duke respektuar plotësisht mandatin  që buron nga OKB-ja”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika