Faza përgatitore për gjykimin e Pjetër Shalës vazhdon në seancë private

Gjykata Speciale





Këtë të martë është duke u mbajtur konferenca përgatitore për gjykim në rastin ku ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala, po akuzohet për krime lufte nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Mbrojtja e Shalës tha se është e vështirë të japin informata efektive, kur sipas tij prokuroria ende nuk e ka përfunduar nxjerrjen e materialeve.

Ai tha se të gjithë informacionin mund ta japë në publik.

“Dua ta them në publik se është e vështirë për ne të ju japim info efektive në lidhje me këtë çështje, në momentin kur prokuroria nuk e ka përfunduar ende nxjerrjen e materialeve të veta. Në publik mund të them se të gjithë informacionin do ta ndaj në seancë publike”, ka thënë ai.

Pas fjalës së tij, gjykatësja i kërkoi ati t’i japë informacionet në seancë private, ku ende janë duke vazhduar diskutimet.

Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge, dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, raporton Betimi për Drejtësi.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si, ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika