FBI arreston dy persona për krijimin e “stacioneve policore” kineze në Nju Jork

Autoritetet amerikane kanë arrestuar dy persona në Nju Jork, nën dyshimet se kanë punuar në “stacione sekrete policore” në Manhatan

Hyrja në selinë e FBI-së në Cincinnati

Autoritetet amerikane kanë arrestuar dy persona në Nju Jork, nën dyshimet se kanë punuar në “stacione sekrete policore” në një lagje në Manhatan.

Liu Jianwang, 61-vjeçar, dhe Chen Jinping, 59-vjeçar, të dy banorë të Nju Jorkut, përballen me akuza se kanë vepruar si agjentë për Kinën, si dhe për pengim të drejtësisë.

Ata pritet të dalin para një gjykate federale në Bruklin, gjatë ditës së hënë.

Në të kaluarën, Kina i ka hedhur poshtë akuzat se ka vepruar në këto stacione, duke i quajtur ato “qendra për ofrim shërbimesh” për shtetasit e saj jashtë vendit.

Departamenti amerikan i Drejtësisë, ka thënë të hënën se, Jianwang dhe Jinping, kanë punuar së bashku për të krijuar stacionin e parë jashtë territorit kinez në Shtetet e Bashkuara, në emër të Ministrisë së Kinës për Siguri Publike.

Këto stacione janë mbyllur në vjeshtën e vitit 2022, kanë thënë autoritetet amerikane, pas hetimeve që ka kryer Byroja Federale e Hetimeve (FBI).

“Kjo ndjekje penale shpërfaq shkeljen e kryer nga Qeveria kineze në sovranitetin e shtetit tonë, duke krijuar stacion sekret policor në mes të qytetit të Nju Jorkut”, ka thënë Breon Pearce, kryeprokuror i Bruklinit.

Këto stacione besohet se janë në mesin e 100 të tillave që operojnë në 53 vende të botës, përfshirë ato në Mbretëri të Bashkuar dhe Holandë.

Nëse dënohen, të dy personat mund të përballen me 25 vjet burgim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika