Të hënën e tetë gushtit, Federal Bureau of Investigation (FBI) ka ekzekutuar një urdhër kontrolli në resortin Mar-a-Lago të Donald Trump në Palm Beach, Florida, si pjesë e një hetimi për trajtimin e dokumenteve presidenciale, duke përfshirë dokumente të klasifikuara, që mund të jenë dërguar atje.
Ish-presidenti i ShBA-së, Trump konfirmoi se agjentët e FBI-së ishin në Mar-a-Lago dhe ka thënë se “ata madje hynë në kasafortën time”.
Ai ishte në Kullën Trump në New York, kur u ekzekutua urdhri i kontrollit në Florida, tha një person i njohur për CNN.
“Shtëpia ime e bukur, Mar-A-Lago në Palm Beach, Florida, është aktualisht nën rrethim, në bastisje dhe e pushtuar nga një grup i madh agjentësh të FBI-së”, tha Trump në një deklaratë të hënën në mbrëmje.
Lëvizja e jashtëzakonshme për të kontrolluar shtëpinë e një ish-presidenti ngre rrezikun për Departamentin e Drejtësisë, ndërsa problemet ligjore të Trump vazhdojnë në fronte të shumta.
Trump pritet, gjithashtu, në muajt e ardhshëm të njoftojë se do të nisë një tjetër kandidaturë për Shtëpinë e Bardhë më 2024.
Departamenti i Drejtësisë ka dy hetime aktive të njohura, të lidhura me ish-Presidentin, një për përpjekjen për të rrëzuar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe të 6 janar-it 2021, dhe tjetri që përfshin trajtimin e dokumenteve të klasifikuara.
Kërkimi filloi të hënën herët në mëngjes dhe personeli i zbatimit të ligjit dukej se ishte i fokusuar në zonën e klubit ku ndodhen zyrat dhe ambientet personale të Trump, sipas një personi të njohur me këtë çështje.
Kërkimi i FBI-së përfshinte ekzaminimin se ku mbaheshin dokumentet, sipas një personi tjetër të njohur me hetimin, dhe u morën disa kuti me sende.
Pas rikuperimit nga Arkivat Kombëtare të të dhënave të Shtëpisë së Bardhë nga Mar-a-Lago në muajt e fundit, FBI-ja të hënën duhej të verifikonte se nuk kishte mbetur asgjë pas.
Djali i Trump, Eric, i tha prezantuesit të Fox, Sean Hannity se “qëllimi i bastisjes, sipas asaj që ata kishin thënë, ishte se Arkivi Kombëtar donte të vërtetonte nëse “Donald Trump kishte apo jo ndonjë dokument në posedim të tij”.
Christina Bobb, avokatja e Trump, tha se FBI sekuestroi dokumente.
“Presidenti Trump dhe ekipi i tij ligjor kanë qenë bashkëpunues me zyrtarët e FBI-së dhe DOJ-së në çdo hap të rrugës. FBI kreu një bastisje të paparalajmëruar dhe sekuestroi dokumente,” tha Bobb.
Kishte komunikim midis FBI-së dhe Shërbimit Sekret të ShBA-së përpara se urdhri i kërkimit të ekzekutohej të hënën, tha një person i njohur me këtë çështje, duke lejuar FBI-në të hynte në pasuri pa asnjë ndërlikim.
CNN ka kontaktuar me FBI-në, por Departamenti i Drejtësisë nuk pranoi të komentojë për CNN.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk ishte njoftuar për këto hetime, po ashtu edhe një zyrtar i lartë i administratës ka thënë se presidenti, Joe Biden nuk ka qenë në dijeni për këto hetime deri sa u raportuan në lajme.