FBK-ja e përjashtoi nga garat U16, shkolla e basketbollit “Dardania” dërgon padi në KAS

Këta fëmijë po stërviten, por nuk mund të marrin pjesë edhe në gara.

Federata e Basketbollit e Kosovës e ka përjashtuar nga Liga U16 shkollën e basketbollit ‘Dardania’ për këtë vit dhe edicionin e ardhshëm.

Për arsye se gjatë një ndeshje kishin aktivizuar një lojtar me moshë jo të lejuar.

Trajneri Blerim Krasniqi shpjegoi se si kishte ndodhur ngjarja.

“Unë me keqardhje e kam pranuar që kam gabuar sepse ka qenë në pyetje as 24 orë, djali që e kam fut në ekip s’ka pasur të drejtë të luaj. Por, aty është dashur të intervenojë Federata se paraprakisht ne e bëjmë listën që quhet ‘roster’, ku lojtarët paraprakisht paraqitën dhe njëkohësisht e marrin të drejtën me garu. Ata të cilët duhet ta kontrollojnë janë pikërisht Federata, a ka të drejtë apo jo,” tha ai.

Ai ka dyshime për këtë vendim të shtëpisë së basketbollit kosovar.

“Leje që na dënuan këtë vit, i larguan fëmijët prej garave, iu kanë fshirë të gjitha rezultatet, edhe me pru një vendim drastik që edhe vitin tjetër, kjo lë shumë për të dyshuar. Kështu që ne në fund vendosëm ta kërkojmë të drejtën tonë, që fëmijëve iu është bërë e padrejtë,” tha Krasniqi.

Shkolla e basketbollit ‘Dardania’ ka angazhuar edhe një avokat.

Sipas avokatit Besim Curri, i gjithë procesi është bërë në një procedurë joligjore.

Curri ka adresuar edhe padi në Këshillin e Arbitrazhit Sportiv, që funksionon në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës.

“Ne me datën 09.01 kemi parashtruar padi në Arbitrazh. Mesa kemi informata është duke u proceduar, lënda ka shkuar domethënë për përgjigje në padinë tonë. Ne besojmë fuqishëm që Komiteti do të ndërmerrë masa dhe shpejtë do të kemi një seancë në të cilën do të trajtohen këto shkelje, por fatkeqësia më e madhe është fakti që fëmijët kanë mbetur jashtë garave dhe kjo për neve është e papranueshme,” tha ai.

Nga Federata e Basketbollit të Kosovës nuk kanë kthyer përgjigje për këtë çështje.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika