FBK-ja reagon ndaj arrestimeve për kurdisje të ndeshjeve

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka mirëpritur vendimin e Policisë për arrestimin e tre të dyshuarve për kurdisje të ndeshjeve, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm në luftën kundër dukurive negative në sportin e basketbollit

Foto ilustrim

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka reaguar të premten pas raportimit për arrestimin e tre personave të dyshuar për kurdisje të ndeshjeve.

FBK-ja ka thënë se është duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet dhe organet e rendit, lidhur me arrestimet e fundit.

Siç thuhet në reagimin e tyre, ata raportuan menjëherë rastin pranë Këshillit për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit dhe morën masat e duhura për të bashkëpunuar me organet e rendit.

FBK gjithashtu ka njoftuar se ka ndërmarrë procedurat e brendshme disiplinore ndaj personave të apostrofuar dhe ka koordinuar veprimet me FIBA (Federata Ndërkombëtare e Basketbollit).

“Ne e kemi raportuar menjëherë pranë Këshillit për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive të themeluar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit rastin sapo na është bërë i ditur, kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për të bashkëpunuar me organet e rendit që nga viti i kaluar, si dhe i kemi marrë masat e duhura për të iniciuar dhe zhvilluar procedurat e brendshme disiplinore ndaj personave të apostrofuar, gjithë kohën në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me FIBA”, thuhet në reagimin e FBk-së.

Federata e Basketbollit të Kosovës mirëpret vendimet e organeve të rendit dhe shpreson në zgjidhjen e shpejtë të rastit dhe dërgimin e personave të përfshirë para drejtësisë.

Ata shprehin vendosmërinë e tyre për të luftuar çdo dukuri negative në sportin e tyre dhe angazhohen për garantimin e integritetit të garave në basketboll.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika