FC Prishtina nënshkruan kontratë me qendërmbrojtësin Besir Ramadani

Klubi i Futbollit FC Prishtina ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë për transferminin e qendërmbrojësit shqiptar nga Shkupi, Besir Ramadani

Besir Ramadani zyrtarisht transfermohet në Prishtinë

Klubi Fc Prishtina, në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar për nënshkrimin e kontratës me qendërmbrojtësin e ri 22-vjeçar, Besir Ramadani, i cili tashmë ka nënshkruar kontratë për dy vjet me klubin Prishtina

Ramadani në edicionin e fundit ishte pjesë e ekipit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Struga, e cila garon në elitën e futbollit të shtetit fqinj.

Shkupjani ka regjistruar gjithsej 33 paraqitje sa është aktivizuar te Struga.

Ai karrierë ka bërë edhe te FC Shkupi dhe KF Gostivari derisa më parë i ka mbrojtur edhe ngjyrat e grupmoshave të Maqedonisë së Veriut (deri te U-18), kurse më pas është bërë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë U-21.

Ilustrimi

“Mirësevjen Besir Ramadani!

Qendërmbrojtësi Besir Ramadani është lojtari i radhës që ka nënshkruar kontratë me klubin më të madh në Kosovë, FC Prishtina.

22-vjeçari nga Shkupi ka firmosur për dy vite me ekipin “bardhekaltër”.

Ramadani në edicionin e fundit ishte pjesë e ekipit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Struga, e cila garon në elitën e futbollit të shtetit fqinj.

Shkupjani ka regjistruar gjithsej 33 paraqitje sa është aktivizuar te Struga.

Ai karrierë ka bërë edhe te FC Shkupi dhe KF Gostivari derisa më parë i ka mbrojtur edhe ngjyrat e grupmoshave të Maqedonisë së Veriut (deri te U-18), kurse më pas është bërë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë U-21.

Ramadani për faqen zyrtare të klubit tonë është shprehur i lumtur që është bërë pjesë e FC Prishtinës.

Vlersësimi për Prishtinën- Prishtina është klubi më i madh në Kosovë, klub me traditë dhe me një tifozeri fantastike dhe për këtë arsye vendosa të vijë këtu.

Emocion i veçant- Të bartësh fanellën e Prishtinës është privilegj dhe emocion i veçantë, por gjithashtu edhe përgjegjësi e madhe pasi që dihet pesha e kësaj fanelle.

Ambiciet me Prishtinën- Emri Prishtina tregon se ambiciet janë gjithmonë për trofe. Jemi shumë lojtarë të ri në ekip dhe me punën e trajnerit Ismet Munishi besoj se do t’i arrijmë qëllimet.

Premtimet- Do të jap 200 përqind nga vetja për këtë fanellë për t’i gëzuar tifozët “Plisat” dhe për t’i arritur synimet që janë titulli kampion dhe dalja në garat ndërkombëtare,”shkruhet në njoftimin e plotë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika