FC Prishtina nuk dorëzohet, por ende nuk është ankuar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS)

FC Prishtina ka paralajmëruar që disa ditë se do të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Kosovë.

Por, klubi kryeqytetas ende nuk ka dorëzuar asnjë ankesë në CAS, në lidhje me moslicencimin nga FFK-ja.

Drejtori i Prishtinës, Artan Osmani, ka thënë për RTV Dukagjinin se më së largu deri të enjten, do ta dorëzojnë ankesën e kompletuar.

“Jemi në fund të kompletimit të dokumentacionit dhe më së largu, nëser ose të enjten, do ta dorëzojmë ankesën. Ne besojmë që kemi të drejt. Prishtina nuk është dorëzuar dhe do ta ushtrojë të drejtën e saj”, tha Osmani.

Ekipi kryeqytetas e fitoi Kupën e Kosovës, duke e mposhtur në finale Gjilanin 2:0.

Por, në bazë të vendimit të Komisionit për Licencimin e Klubeve për Garat Evropiane dhe vendimit të Komisionit të Shkallës së Dytë, Prishtina nuk i plotëson kriteret për ndeshjet ndërkombëtare.

Vendin e Prishtinës në Evropë do ta zë Dukagjini që ka përfunduar në vendin e katërt në Superligë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika