Po përgatiten për sfidat e rradhës.
Pasi synimin e kanë të qartë: të inkuadrohen në Ligën e Parë.
Bëhet fjalë për FC Prizrenin, skuadrën nga Liga e dytë që drejtohet nga trajneri Bekim Bakaj.
“Përgatitjet po shkojnë shumë mirë. Kemi qenë edhe në Shqipëri. Në tre xhirot e para i kemi tre fitore me rezultate të bindshme. Synimet këtë vit janë për inkuadrim në Ligën e Parë”.
Bakaj është i bindur se skuadra e tij mund të garojë në nivele më të larta falë organizimit që ka.
“Nëse hyjmë në Ligën e Parë do të behet një riorganizim i klubit. Synimet do ishin që një herë të jemi një ekip stabil në Ligën e Parë dhe më vonë do të shihnim. Në bazë të financave edhe do të synojmë”.
Se ky ekip e dëshiron Ligën e Parë me çdo kush e tha edhe kapiteni, Alban Hamzaj.
“Besoj që do e arrijmë ëndrrën që e kemi pasë në dy/tre vitet e fundit. Gjithmonë kemi qenë afër, por në momentet e fundit kemi dështu, por këtë vit nuk do ja lëjmë rastit dhe do të inkuadrohemi në Ligën e Parë”.
Prizreni gjendet në pozitën e tretë në tabelë, me 47 pikë të grumbulluara.
Një më pak se Mitrovica e vendit të dytë dhe katër më pak se Keku që është lider.