Ky licencim të cilin e bën Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nuk ka ndodhur ende për shtëpinë më të madhe të futbollit në vend, kanë njoftuar burimet e Redaksisë së Sportit të RTV Dukagjinit brenda MKRS-së.
Megjithatë, ka qenë vetë FFK-ja, që ka dal me një reagim, duke thënë se janë ende në proces të licencimit.
“Federata e Futbollit e Kosovës demanton lajmin e publikuar në media të caktuara për kinse moslicencim. FFK njofton opinionin se nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk ka asnjë vendim lidhur me refuzim të aplikimit për rilicencim”, thuhet në reagimin e tyre.
Kështu, data 9 janar është e fundit, deri kur Federata e Futbollit e Kosovës ka të drejtë të përmbushë kushtet për licencim, ndërsa mbetet të shihet nëse dicka e tillë do të ndodhë ose jo.