Federata e Futbollit të Kosovës e shpall Christian Mba si “Ylli i javës”

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar të hënën e 15 gushtit se Christian Mba, është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së parë në Superligën e Kosovës në futboll

Chrsitian Mba

Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë edhe këtë javë çmimin “Ylli i javës”.

Këtë javë ky çmim i është ndarë sulmuesit nigerian, Christian Mba.

Sulmuesi nigerian pati paraqitje të shkëlqyshme në ndeshjen kundër Dritës ku ka realizuar dy supergola për “Minatorët”, në stadiumin “Riza Lushta” dhe kjo bëri që Komisioni ta vlerësojë atë me çmimin “Ylli i Javës”.

Komisioni përbëhej nga: Muhamet Sylejmani nga KFV Mitrovica, Agim Xhakolli nga KFV Vushtrria dhe Selami Tuzi nga KFV Gjakova vendosen unanimisht për futbollistin e KF Trepça ’89 FC.

Për 89-shin, kjo ishte ndeshja e parë në Superligës pas kthimit nga Liga e Parë, ku garoi sezonin e shkuar.

Mba pas marrjes së çmimit ka thënë se, “Jam shumë i lumtur që jam shpallur ‘Ylli i Javës’ në xhiron e parë të Superligës. Kundër Dritës patëm një paraqitje shumë të mirë. Loja ishte dinamike dhe mjaft e mirë. Ne u angazhuam shumë dhe pas epërsisë 2:0 prisnim fitore, por nuk ndodhi. Do të punojmë shumë në këtë edicion për ta pozicionuar Trepçën’89 sa më lartë. Shpresoj të vazhdoj me lojëra të mira dhe të jap sa më shumë gola”.

 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika