Federata serbe mundohet ta gënjejë UEFA-në, nuk i tregon që organizon gara ilegale në Kosovë

Federata e Futbollit e Serbisë i është drejtuar me letër UEFA-së për garat ilegale të saj në territorin e Kosovës

Federata e Futbollit e Serbisë i është drejtuar me letër UEFA-së për garat ilegale të saj në territorin e Kosovës.

Letra i është drejtuar presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin, ndërsa është firmosur nga presidenti i federatës serbe, Dragan Gjajiq dhe sekretari i përgjithshëm, Jovan Shurbatoviq.

Në këtë letër skandaloze drejtuar presidentit të UEFA-së, Ceferin, presidenti i Federatës, Dzajic dhe sekretari Surbatovic, i referohen shtetit tonë me termin ‘Kosova dhe Metohija’ Federata Serbe e futbollit pretendojnë se institucionet në Kosovë po ushtrojnë presion ndaj zyrtarëve te klubeve serbe, dhe po kërcënojnë me arrestim e burgim.

Letra e dërguar ka dozë kërcënimi.

“Kërkojmë ndihmën tuaj pasi duam që me kohë të shmangim përshkallëzimin e problemit dhe eskalimin e dhunës eventuale që mund të provokohet nga veprimet ilegale të institucioneve të përkohshme në Prishtinë”, shkruan tutje në letër.

Federata e Futbollit e Serbisë ka shkruar se do të qëndrojë në krah të serbëve në Kosovë dhe se nuk do të heq dorë nga mbrojtja e të drejtës për të stërvitur dhe për të luajtur futboll në komunitetin lokal.

Në fakt FFK-ja dhe federatat tjera sportive kosovare vazhdimisht bëjnë përpjekje për të integruar komunitetin serb në sistemin sportiv të Kosovës.

Por kjo është refuzuar vazhdimisht, ndërkohë që federatat sportive të Serbisë kanë shtrirë rrënjët në të gjitha pjesët e shtetit të Kosovës ku ka serbë.

Letra drejtuar UEFA-së më shumë mund të jetë për konsum të brendshëm në Serbi se që mund të prodhojë ndonjë efekt.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika