Federata Sindikale e Shëndetësisë del kundër grevës

Kryesia e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) ka bërë të ditur se nuk do t’i bashkohet grevës së përgjithshme të paralajmëruar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës 

Ilustrim

Kryesia e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) ka bërë të ditur, se nuk do të jetë pjesë e grevës së përgjithshme të paralajmëruar nga  Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Ky vendim është marrë sepse sipas tyre “kërkesat nuk janë në interes të punëtorëve shëndetësorë” sepse “punëtorët shëndetësorë e gëzojnë shtesën prej 60 euro”.

Sipas FSSHK-së, nuk është arsye e mjaftueshme që edhe kjo sindikatë t’i bashkohet grevës për vetëm 40 euro.

“Kryesia e FSSHK-së në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më 25.08.2022 pas shqyrtimit të situatës si dhe paralajmërimit të SBASHK-ut dhe Administratës për fillim të grevës së përgjithshme, del me qëndrim kundër grevës, respektivisht nuk i bashkëngjitet grevës për shkak se kërkesat nuk janë në interes të punëtorëve shëndetësorë, sepse punëtorët shëndetësorë e gëzojnë shtesën prej 60 euro dhe nuk është arsye e mjaftueshme FSSHK të merr veprime sindikale siç janë grevat për 40 euro”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në njoftim thuhet edhe se kryesia e FSShK-së, ka vendosur që t’i hapë rrugë dialogut me Qeverinë e Kosovës,

“Gjithashtu se Ligji i Pagave është proceduar për miratim në Qeveri dhe priten konsultime rreth tij. Kryesia vendos që t’i hapë rrugë dialogut për vërejtjet dhe kërkesat e punëtorëve shëndetësorë dhe që ato t’i realizojë nëpërmjet dialogut me komisionet përkatëse si dhe me Qeverinë e Republikës së Kosovës”, vijon njoftimi.

Greva e përgjithshme e organizuar nga BSPK, ka filluar të enjten, dhe sipas tyre do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre. Një nga kërkesat është që punëtorët e sektorit publik t’i marrin 100 euro shtesë në muaj derisa të miratohet ligji i ri për paga.

Ndërkaq, si kundërpërgjigje, Ministria e Financave, ka paralajmëruar se do t’i pezullojë nga paga të gjithë punëtorët që nuk paraqiten në punë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika