Fehmi Kupina zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Fehmi Kupina, ish-asamblist i LDK-së, tani i pavarur, është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës me 22 vota për, pas një seance të jashtëzakonshme të enjten

Fehmi Kupina, ish-asamblist i LDK-së, tani i pavarur, zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Fehmi Kupina, ish-asamblist i LDK-së, tani i pavarur, është zgjidhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës me 22 vota për, duke marrë shumicën e votave nga përfaqësuesit e Vetëvendosjes.

Tetë asamblistë të pranishëm kanë abstenuar, ndërsa ata të LDK-së e kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme.

Kupina u zgjodh pas tre raundeve votimi në seancën e jashtëzakonshme që u mbajt të enjten.

Ai udhëhoqi Kuvendin kur mori mandatin e tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por më vonë u shkarkua dhe doli si asamblist i pavarur.

Kupina do të zëvendësojë Pëllumb Bajqinovcin e LDK-së në krye të Kuvendit Komunal, pasi Bajqinovci u shkarkua nga ky post pas prishjes së koalicionit mes LDK-së dhe PDK-së.

Në deklaratën e tij pas zgjedhjes, Kupina ka premtuar për punë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, duke theksuar nevojën për bashkëpunim me të gjithë dhe distancimin nga interesat politike dhe partiake.

Ndërkaq, shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla, ka akuzuar partinë në pushtet dhe kryetarin Përparim Rama për tendencë për kapje të Kuvendit Komunal.

Ai ka thënë se Vetëvendosja nuk ka emër për kryesues, por do ta mbështesnin cilindo emër që do ta propozojë shumica.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika