Fejza për opozitën: Absurde se si nuk marrin pjesë në votim

Arjeta Fejza, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka thënë se i duket absurde se si në momentet që deputetët e opozitës e shohin se nuk janë 61 deputetë në sallë, nuk marrin pjesë në votim

Arjeta Fejza nga Lëvizja Vetëvendosje

Arjeta Fejza, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka thënë se i duket absurde se si në momentet që deputetët e opozitës e shohin se nuk janë 61 deputetë në sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votim.

“Në momentin që vjen një ligj në seancë nuk marrin pjesë në votim vetëm në mënyrë që të dështojë votimi i ligjit”, ka thënë Fejza në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

“Ka një sërë elementesh që ndikojnë në mënyrën se si mbahet mbarëvajtja në seancë”, ka thënë tutje Fejza.

Deputetja e LVV-së është shprehur se kjo nuk paraqet mungesë të disiplinës të grupit të tyre parlamentar.

“Absolutisht nuk do e lidhja çështjen e disiplinës apo mos-pajtimit me çështjen e prezencës në seancë”, ka thënë tutje Fejza.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika