Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arejta Fejza, ka deklaruar se ajo që së paku duhet të bëjë Serbia është ekstradimi i Milan Radojçiqit në territorin e Republikës së Kosovës.
“Çka do të duhej të bënte minimalisht, urgjentisht është ekstradimi i Radojçiqit në territorin e Republikës ë Kosovës, që ai t’i përgjigjet drejtësisë. Neve nuk na habit sjellja e Serbisë, ne po e potencojmë si minimumin e kërkesave të cilat duhet ti adresohen Serbisë, sepse ajo duhet të marrë përgjegjësinë edhe mbi atë se çfarë ka ndodhur me sulmin i cili i është bërë Kosovës”, ka deklaruar ajo në emisionin FIVE.
Se a po arrin Kosova t’i bindë ndërkombëtarët që Radojçiq u përpoq ta shpëtonte Serbinë nga përgjegjësia e sulmit terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës, deputetja e LVV-së, ka thënë se “këtë nuk po e arrin vetëm Kosova, por edhe shteti serb me politikën hegjemoniste”.
“Edhe po arrin ta faktojë Kosova edhe po fakton edhe vetë Serbia me veprimet që po i ndërmerr për çdo ditë më atë prej të cilës nuk ka hequr dorë e që janë politikat hegjemone në raport me territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.
“Serbia është një vend që akoma nuk i ka dorëzuar krimineët e luftës, Serbia është një vend i cili po strehon terrorist. Prandaj unë besoj që nga ana e institucioneve të Kosovës qartazi është adresuar përgjegjësia për këtë sulm terrorist mirëpo konsideroj që edhe mekanizmat ndërkombëtarë tashmë e kanë të qartë që kemi të bëjnë me një politik agresore në relacion me Kosovën”, ka shtuar ndër të tjera Fejza.
Po ashtu, Fejza ka deklaruar se është e rëndësishme që të njëjtin qëndrim se sulmi i 24 shtatorit në veri ishte terrorist, e kanë mbajtur edhe Bashkimi Evropian edhe SHBA-ja.