Fejzullahu refuzon të përgjigjet ndaj pyetjeve të gazetarëve, ndërkohë që shqyrtohen tarifat e energjisë

Kreu i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji refuzoi t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, para dhe në fund të mbledhjes së Bordit.

“Besoj që jeni njoftuar që s’ka konferencë”, tha ai në fillim të takimit, edhe pse në njoftimin zyrtar nuk shkruan diçka e tillë. Edhe në fund të pjesës së hapur të mbledhjes, Fejzullahu refuzoi të pranojë pyetje nga gazetarët.

“Ne treguam në fillim të takimit, besoj e keni marrë konfirmimin” tha ai, përkundër asnjë njoftimi, teksa kërkoi që mediat të lirojnë sallën për të vijuar me pjesën e mbyllur.

ZRRE-ja është në proces të shqyrtimit të tarifave të energjisë elektrike, të cilat pritet të ngriten për rreth 15% nga muaji prill.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika