Fëmija 3 vjeç ngrihet zvarrë nga edukatoret e çerdhes në Fushë-Kosovë

Avokati i familjes Hyseni, Nasuf Hasani ka folur për TV Dukagjinin, i cili ka bërë të ditur se ka dorëzuar në stacionin policor në Fushë Kosovë, dëshmitë që sipas tij,  nëna i ka marrë nga kopshti “Gëzimi Ynë”

Foto nga Stacioni Policor ne Fushe Kosove

Avokati i familjes, Nasuf Hasani, ka treguar për TV Dukagjini se ka dorëzuar në stacionin policor në Fushë-Kosovë dëshmitë, që, sipas tij, nëna i ka marrë nga kopshti “Gëzimi Ynë”.

Hasani ka theksuar “pasi që Drejtoresha e Kopshtit ka lejuar që të merren videot gjatë së premtes brenda kopshtit”. Sipas tyre janë vërejtur shenjat e dhunës që janë ushtruar ndaj fëmijës trevjeçar.

Ai ka thënë se “fëmija ka pësuar trauma goxha të mëdha” dhe që, sipas tij, “fëmija nuk është në gjendje të dërgohet në kopshte këtu në Fushë-Kosovë”.

Mirëpo, sipas tij, janë edhe familjarët ata të cilët janë në gjendje të rëndë dhe që nuk kanë pranuar të flasin para medieve, por kanë autorizuar avokatin e tyre që të japë shpjegime rreth ngjarjes që u ka ndodhur.

Nga stacioni policor në Fushë-Kosovë, ka dalë avokati i njërës nga të dyshuarat. Tri të dyshuarat, tri edukatoret e kopshtit “Gëzimi Ynë”, janë duke dhënë deklaratat e tyre brenda stacionit policor.

Avokati i njërës prej të dyshuarave ka mohuar të gjitha ato që janë deklaruara nga familja Hyseni dhe nga avokati i tyre, duke thënë se janë të pavërteta dhe e dyshuara, faktikisht edukatorja që ai e përfaqëson nuk ka ushtruar dhunë dhe asgjë tjetër ndaj fëmijës në fjalë.

Ai ka thënë se do të lënë që ky proces do të merret nga organet e drejtësisë dhe se sipas tij, ky rast do të dalë në pah.

Sipas tij, klientja e tij nuk ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës në fjalë. Aktualisht janë duke vazhduar deklarimin e tyre dy edukatoret e tjera brenda stacionit policor.

Kjo vetura eshte e njeres nga edukatoret qe u largu

Ndryshe, Policia e Kosovës ka intervistuar tri edukatore të një çerdheje shtetërore në Fushë-Kosovë, nën dyshimet për ushtrim të dhunës ndaj një 3-vjeçari. Dëshmi në polici ka dhënë edhe prindi i fëmijës.

Një ditë më herët, familjarë të 3-vjeçarit publikuan në rrjetet sociale, incizime nga kamerat e sigurisë në çerdhen “Gëzimi Ynë” në Fushë-Kosovë, ku thanë se shfaqen edukatoret duke ushtruar dhunë ndaj fëmijës.

Drejtori i Arsimit në Fushë-Kosovë, Fatlum Berisha, tha për mediat se edukatoret që dyshohet të jenë përfshirë në këtë rast do të pezullohen nga puna pasi të përfundojnë intervistimin në polici.

Ndërkaq, koalicioni i organizatave joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka reaguar pas kësaj ngjarjeje.

“Nisur nga kjo ngjarje e rëndë, KOMF bën thirrje që institucionet përgjegjëse në përmbushje të mandatit të tyre, të ndërmarrin menjëherë veprimet dhe masat e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi”, tha ky koalicion.

KOMF, po ashtu, u bëri thirrje institucioneve që të intensifikojnë monitorimin dhe inspektimin e institucioneve parashkollore në Kosovë “në mënyrë që të parandalohen raste të tilla”.

Ky koalicion rikujtoi se sipas Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve dhe legjislacioneve të tjera, është e ndaluar çdo formë e dhunës ndaj fëmijëve, përfshirë ajo fizike, psikologjike dhe neglizhimi i fëmijëve.

Sipas familjarëve që kanë publikuar pamjet, 3-vjeçari është rrahur nga dy edukatore, duke pretenduar se në dhunë janë përfshirë edhe pastruesja dhe kuzhinierja e këtij institucioni. Ata thanë, po ashtu, se fëmija po përjeton “trauma të rënda psikike, nuk mund të flejë më dhe po përjeton ankth të madh”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika