Fëmija dërgohet në strehimore, u raportua se po keqtrajtohej

Në Prishtinë një burrë është raportuar për ‘keqtrajtim apo braktisje të fëmijës’. Policia njofton se fëmija është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari është intervistuar nga policia

Të mërkurën e 18 janarit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar që një burrë ka ‘keqtrajtuar apo braktisur fëmijën’.

Ndërsa, bëhet e ditur se fëmija është dërguar në strehimore me vendimin e prokurorit dhe rekomandimin e Qendrës për Punë Sociale (QPS).

Kurse, i dyshuari është intervistuar nga policia, e më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS- Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima me vendim të prokurorit dhe rekomandim të  QPS-së është dërguar në strehimore. I dyshuari është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika