Fëmijët parashkollorë nga shkolla “Naim Frashëri” në Prishtinë, gjatë ditës së premte kanë vizituar ambientet e RTV Dukagjini.
Kjo vizitë u mirëprit nga stafi i RTV Dukagjini, ndërsa edhe për fëmijët ishte një përvojë e re dhe kënaqësi e papërshkruar.
Gjatë kësaj vizite, parashkollorët u njoftuan për së afërmi për mënyrën se si funksionon kjo korporatë.
Ata nga afër kanë parë se si realizohet puna brenda studiove të Televizionit, Radios dhe Portalit.
Fëmijët kanë përcjellë gjithë procesin e punës vizuale, duke përfshirë edhe efektet e ndryshme që nga realizimi i tyre e deri te prodhimi final.
Më këtë rast, fëmijët u informuan nga afër për themelimin e televizionit, për llojet e programeve, qëllimin që ka televizioni, si dhe për shikueshmërinë e tij.
Nxënësit shprehën interesimin e tyre për radion, nivelin e programeve në televizion, si dhe si funksionojnë edhe mediat e shkruara duke vizituar Portalin Dukagjini.