“Fëmijëve të Orhan Rekathatit – gjyqtarit që na dënoi u dhashë nota të mira edhe pse s’mësuan, ne s’jemi hakmarrës”

Ish-i burgosuri politik, Kadri Kryeziu, ka rrëfyer se si u takua pas lirimit nga burgu me gjyqtarin Orhan Rekathati që e dënoi në atë kohë së bashku me 20 studenta.

Kryeziu, i arrestuar nën dyshimin për organizim të demonstratave të studentëve të vitit 1981, në “Debat Plus” rrëfen se pas daljes nga burgut pas viteve të ’90-ta i rastisi të takohet me Rekathatin në një restorant.

Kryeziu tha se pas bisedës së shkurtër që pati me Rekathatin, i njëjti “uli kokën”.

“I tha njëri aty atij, a pe njeh, ky është Kadri Kryeziu. Ai i tha po po, pe njoh. I thash: Si je, a je mirë, o burrë i fortë si kalon”, ka deklaruar Kryeziu.

Kryeziu në atë kohë ligjëronte lëndën “E drejta kushtetuese” në shkollë të mesme, me ç’rast ndau një rrëfim se si fëmijëve të këtij gjyqtari u ka dhënë nota të mira përkundër se nuk ishin studentë të mirë.

“Fëmijve të këtij gjyqtari, u kam dhënë në vit të katërt në shkollë të mesme Të drejtë kushtetuese, nuk kanë qenë aq nxënës të mirë, ndonëse kanë qenë për notën 2-3, ua kam mbyllur notën përfundimtare 5”, ka theksuar ai.

Kur u pyet pse ndodhi kjo, pavarësisht që gjyqtari i dha një dënim atij dhe shokëve të tij, Kryeziu, u përgjigj: “Sepse ne nuk jemi hakmarrës, e kemi ditë objektivat cilat kanë qenë, objektiva ime dhe e shokëve të mi ka qenë që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur, cdo gjë tjetër ka qenë utopi”.

Kryeziu ka treguar se si me 20 studentët së bashku janë dënuar për tri ditë dhe se sipas tij kishte urdhër nga Beogradi që të mos jepej dënim më poshtë se gjashtë vjet.

“Kemi qenë të lodhur, s’kemi qenë vetvetja, s’kemi mundur ta pyesim pse na keni arrestuar e po na malltretoni. S’ke mujt me komuniku, të ka përfshijë dajak. Kanë qenë të bindur që ne jemi gabim, ata kanë të drejtë. Jemi dënuar 21 vetë për tri ditë, për tri ditë është mbajtur gjykimi.  Po supozoj se vec i ka ardhur nga Beogradi nën gjashtë vjet mos jep dënim. Na nuk jemi dënu asnjëri më poshtë se gjashtë vjet, jemi dënuar shumë shpejt. Na kemi qenë në burgun e Prishtinës, kemi qenë 8 vetë në një dhomë 2 me 2, ka pasë edhe të burgosur ordinerë”, ka theksuar Kryeziu.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika