Ferati për hapjen e urës së Ibrit: Duhet të koordinohemi me faktorin ndërkombëtar

Ish-ministri në MAPL, Sadri Ferati i ftuar në emisionin “FIVE”

Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Sadri Ferati, i ftuar në emisionin “FIVE”, ka thënë se populli i Kosovës i gëzohet faktit që situata në veri është e normalizuar e po ashtu edhe hapjes së Urës së Ibrit.

“Çdo qytetar i Kosovës i gëzohet normalizimit të situatës në veri, shtrirjes së sovranitetit dhe krijimit të lirisë së lëvizjës dhe urën e Ibrit, që ka qenë ikonë e dëshmisë së problemeve politike që janë krijuar nga strukturat paralele e të dhunshme në atë pjesë,” tha Ferati.

Teksa shton se të gjitha sukseset e mbërritura janë falë aleatëve ndërkombëtarë, pasi sipas tij, shteti nuk ka pasur fuqi të mjaftueshme.

“Gjithçka deri këtu kemi mbërri edhe falë partneriteteve, sepse nuk kemi qenë mjaftushëm të fuqishëm që fillimisht ta sigurojmë lirinë e ta fitojmë luftën dhe ta bëjmë Kosovën shtet e ta zhvillojmë në institucionet ndërkombëtare.”

Ferati theksoi se për hapjen e Urës së Ibrit duhet koordinuar me ndërkombëtarët.

“Edhe këtë herë duhet të koordinohemi me faktorin ndërkombëtar, në rend të parë me KFOR-in dhe EULEX-in meqë ata janë në mandate për aspekte të sigurisë që në këtë rast edhe mund të thirren në atë çështje,” tha Ferati.

I pyetur se nëse KFOR-i dhe ShBA-ja kundërshtojnë, cila do të duhej të ishte rruga që zgjedh Qeveria e Kosovës, ai thotë “dialogu, bisedat dhe mirëkuptimin e Bashkësisë Ndërkombëtare.”

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika