Feride Rushiti dhe QKRMT nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti, ka bërë të ditur se ajo dhe organizata që ajo drejton janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2025.

Ky propozim është bërë nga deputeti i Parlamentit Suedez, Magnus Jacobsson, i cili ka vlerësuar punën e jashtëzakonshme të QKRMT-së në rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës dhe dhunës seksuale gjatë konfliktit.

“Jam thellësisht e lumtur dhe e nderuar se unë dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) jemi nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2025. Ky vendim për nominim, i propozuar nga deputeti i Parlamentit Suedez, z. Magnus Jacobsson, më mbush me emocione të papërshkrueshme dhe mirënjohje të thellë.

Një falënderim i përzemërt shkon për z. Jacobsson për besimin e tij në misionin tonë dhe për amplifikimin e zërave të atyre që shpesh nuk dëgjohen.

Ky moment është një arritje e madhe për mua, ekipin e jashtëzakonshëm të QKRMT-së, dhe mbi të gjitha, për të mbijetuarit që kemi privilegjin t’u shërbejmë tash e 25 vjet.

Ky moment i veçantë, na frymëzon të vazhdojmë përpjekjet tona kolektive, duke avokuar globalisht dhe ndarë praktikat e mira të Kosovës, për të trajtuar këtë plagë të rëndë dhe për të kontribuar në parandalimin e dhunës seksuale në konflikt, si dhe në arritjen e drejtësisë për të mbijetuarit.

Faleminderit të gjithë atyre që na kanë mbështetur gjatë këtij çerekshekulli të punës sonë.

Ky moment na takon të gjithë neve që besojmë në një botë më të drejtë dhe paqësore”, ka shkruar Rushiti në Facebook.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika