Ferizaj, komuna me më së shumti raste të prerjes ilegale të pyjeve

Dukuria e prerjeve të pyjeve në mënyrë ilegale po vazhdon. Për këtë gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka ndalur disa persona në një fshat të Kamenicës, në mesin e tyre edhe zyrtarë. Komuna që prinë për nga numri i fletëparaqitjeve për këtë dukuri është Ferizaj

Fotografi ilustruese

Dimri po afrohet e bashkë me këtë edhe rritja e interesimit për prerje të druve.

Fare pranë malit në hyrje të fshatit Sadllarë të Kamenicës, gjatë kësaj të enjte ishin disa të tilla.

Ani pse nuk dihet forma e prerjes së tyre, dokumentet e dyshimta u bënë shkas që vetëm një ditë me parë pikërisht në këtë komunë të ndalen dy kamionë që po bartnin dru të prera.

E, institucionet dyshojnë se ato janë prerë ilegalisht.

Ndonëse të mërkurën u tha se në mbajtje për këtë rast janë tre persona, gjatë së enjtes, Policia bëri të ditur se në fshatin Sadllarë është arrestuar edhe i dyshuari i katërt.

E, për nga prerja e druve në mënyrë ilegale prin komuna e Ferizajt.

“Numri i përgjithshëm i fletëparaqitjeve për periudhën Janar-Gusht të vitit 2022 është 1610 fletëparaqitje, ndërsa për periudhën e njëjtë Janar-Gusht të vitit 2023 është 843 fletëparaqitje. Komuna, e cila prin me më së shumti fletëparaqitje është Komuna e Ferizajt me 278 fletëparaqitje, duke pasuar nga Komuna e Prizrenit me 199 fletëparaqitje dhe Komuna e Gjilanit me 172 fletëparaqitje, ndërsa komunat tjera vazhdojnë me më pak fletëparaqitje”.

Me apo pa gjoba, ekspertët e mjedisit thonë se kjo dukuri është vështirë të parandalohet në të ardhmen e afërt.

“Të gjitha hapat që janë ndërmarr deri tash nuk ka arrit që ti ndal, ky problem do të vazhdojë,  derisa nuk e bëjmë një zgjidhje për ngrohje në qytete të mëdha të Kosovës ky do të jetë problem”, ka thënë Valon Raka – Organizata joqeveritare ‘Gjethi’.

Në bazë të të dhënave të Agjencisë së Pyjeve, gjatë këtij viti për 289 raste të prerjes ilegale të pyjeve janë shqiptuar dënime deri në 200 euro, kurse për 41 raste gjobë deri në 400 euro.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika