Ferizaj në terr, ushtojnë gjeneratorët, mbyllet një ambulantë

Gjeneratorë para çdo biznesi, batanije dhe qirinjë brenda banesave, kush i ka mundësitë terrin e kalon nëpër kafene e restauranta e disa hyjnë nën batanije me shpresën se vjen rryma e ngrohen me diçka. Kjo është gjendja me të cilën po përballen qytetarët e Ferizajt, në disa vende deri në 24 orë pa energji elektrike. Madje në lagjen Dardania është mbyllur edhe Ambulanta me një porosi nga stafi “Vazhdoni për në Ferizaj”.

Bajrush Bytyqi e ka sjellë bashkëshorten për të marr ndihmë mjekësore në ambulanten e lagjes.

Me të marr lajmin se ajo është mbyllur i hipi makinës për të gjetur shërim në një adresë tjetër.

Këtë rrugë të pa dëshiruar u detyrua ta ndjekë edhe një tjetër qytetar i cili u detyrua të gjejë adresë tjetër për shëndetin e nënës së moshuar.

Në këtë ambulant, problem nuk është mos-respektimi i orarit por diçka tjetër.

“Nuk punojmë për shkak të mungesës së energjisë elektrike”.

Për mbylljen e ambulantes është e informuar edhe Komuna, por tash për tash nuk kanë zgjidhje, madje edhe personalisht thonë se po i vuajnë reduktimet.

Marevci thotë se mijëra biznese e familje kanë mbetur në mëshirën e fatit.

“Deri këto momente që po flasim kryetari i komunës nuk ka asnjë lloj kontakti me Qeverinë. Pavarëoisht se ne jemi të hapur, shto faktin që ka edhe minsitra nga Ferizaj”, ka thënë zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Selim Marevci.

Temperatura janë nën zero e ka prej atyre që as nuk kanë të ardhura e as para në fund të muajit që të dalin në ndonjë lokal për ta kaluar kohën pa rrymë.

“Valla me qirinjë kështu, çka me bo. Ftoftë, me nxemje po nxehemi, ama kur s’po ka rrymë ashtu po rrimë”, ka thënë qytetari i Ferizajt, Limon Palloshka.

Mijëra bashkatdhetarë nga diaspora po përballen me të njëjtën gjendje.

“Bile djali më tha mos nuk e ke pagu rrymën, a çka është problem. I thash jo be e kemi paguar, por kur s’ka s’ka, cka me bo”, ka thënë mërgimtari, Isuf Bytyqi.

Sheshi në qendër e çdo rrugicë ngjanë në pistë të helikopterëve nga zhurma e gjeneratorëve. Orari pa rrymë nuk dihet, 5 orë, 18 e diku deri në 24 orë në terr.

Për këtë situatë KEDS-i, po arsyetohet me mbingarkesë.

“Mbingarkesat janë shfaqur si në transmision ashtu edhe në Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes, ku po paraqitet nevoja për tejkalimin e ngarkesave për të garantuar stabilitetin e sistemit elektroenergjetik dhe për të shmangur dëme të mëdha në pajisjet kyçe. Sipas informatave, Nënstacioni Kastrioti, i cili është në ndërtim nga ana e KOSTT-it, pritet të përfundojë së shpejti, çka besohet se do të ndihmojë në tejkalimin e kësaj sfide në këtë rajon…”.

Ferizaj, bashkë me Prizrenin e Pejën po përballen me reduktimet më të ashpra por edhe në qytetet tjera reduktimet nuk mungojnë. Madje banorët e Vitomiricës kanë Protestuar në qendër të Pejës zyrave të KEDS-it duke kërkuar që të stabilizohet gjendja e të mos ketë reduktime të rrymës.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika