Aktivistja e shoqërisë civile, Neri Ferizi, i është kundërpërgjigjur deputetes Albena Reshitaj dhe deputetit Eman Rrahmani, të cilët thanë se metoda e fertilizimit të asistuar mund të shpie deri te incesti.
Ajo në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, tha se “ekspertët nuk e kishin sjellë këtë ligj nëse kishte pas mundësi incesti”.
Ajo u drejtua deputetëve në studio duke u thënë se nuk mund ta ndalin fertilitetin e asistuar apo metodën IVF.
“Ti s’ki me mujt me ndalu fertilizimin, kjo do bëhet, është bërë në Turqi, nëse s’bëhet në Kosovë është në Turqi, shkojnë atje”, tha ajo.
Sipas saj deputetët që votuan kundër këtij projektligji po manipulojnë në kurriz të grave.