Fermerët bllokojnë rrugët dhe ndezin zjarre jashtë Parlamentit Evropian në Bruksel

Kolona me qindra fermerë të zemëruar kanë mbërritur në Bruksel për të protestuar për kushtet e punës dhe pagën e tyre, duke ndezur zjarre jashtë Parlamentit Evropian

Janë ndezur zjarre para ndërtesës së Parlamentit Evropian në Bruksel. Foto: Reuters

Fermerët kanë ndezur zjarre me goma jashtë ndërtesës së Parlamentit Evropian në Bruksel, në shenjë proteste kundër taksave, rritjes së kostove dhe importeve të lira.

Siç raporton BBC, fermerët kanë bllokuar rrugët dhe kanë hedhur vezë, ndërsa liderët e BE-së janë mbledhur për një samit në kryeqytetin belg.

Rreth 1 mijë e 300 traktorë kanë bllokuar rrugët kryesore nëpër qytet, vlerëson policia, me një që shfaq një bander që lexonte “nëse e doni Tokën, mbështesni ata që e menaxhojnë atë”.

Një tjetër pankartë shkruhej “pa fermerë, pa ushqim”, ndërsa të tjerët në turmë hodhën vezë në ndërtesën e Parlamentit Evropian, raporton Sky News.

Oficerët me pajisje për protesta ruanin barrierat ku udhëheqësit do të takoheshin pranë parlamentit, me traktorë të parkuar në një shesh qendror.

Policia hodhi gaz lotsjellës dhe tuba uji, ndërsa turmat u përpoqën t’i rrëzonin barrierat, të zemëruara nga taksat dhe rregullat e gjelbra – duke pretenduar se nuk paguhen mjaftueshëm dhe përballen me konkurrencë të pandershme nga jashtë.

Fermerët shpresojnë se udhëheqësit e BE-së do t’i dëgjojnë thirrjet e tyre për të shkurtuar rregulloret dhe për t’i forcuar kontrollet mbi importet, të cilat fermerët thonë se po dëmtojnë jetesën e tyre.

Në Francë, ku protestat kanë vazhduar prej javësh, qeveria premtoi më shumë ndihmë dhe hoqi dorë nga planet për t’i reduktuar gradualisht subvencionet për naftën bujqësore.

Protestat kanë shpërthyer në të gjithë Evropën, me fermerë të zemëruar në Belgjikë, Spanjë, Portugali, Holandë, Gjermani dhe Itali.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika