Në shenjë mirënjohje për rezistencën e fermerëve ukrainas është krijuar një pullë postare

Fermerët ukrainas po mbledhin tanket ruse të braktisura nëpër territorin ukrainas, dhe në shenjë mirënjohje për rezistencën e tyre është krijuar një pullë postare

Një fermer urkainas duke tërhequr një tanke ruse

Pamjet e tankeve ruse dhe automjeteve të tjera ushtarake që tërhiqen nga traktorët e ukrainasve janë shfaqur rregullisht në mediat sociale që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska më 24 shkurt.

Vitaliy Denysenko, është njëri nga fermerët që kishte tërhequr një tank, transportues i blinduar i personelit të epokës sovjetike, me gëzim sikur të ishte e parkuar në mënyrë të paligjshme.

Më saktësisht kjo tank është një MT-LB e viteve 1970 i përket forcave ruse, por ata e braktisën atë në verilindje të Ukrainës, rreth 30 kilometra (20 milje) nga kufiri i përbashkët i fqinjëve ndërluftues.

Vitaliy Denysenko dhe tanku rus që ka tërhjekur vetë ai

Fermerët ukrainas kanë grumbulluar kaq shumë automjete ruse në zonat e pushtuara, të cilat në internet filluan t’i quajnë “ushtria e pestë më e madhe në Evropë”.

Dhe për këtë shërbimi postar ukrainas, ka thënë se do të hedhë një pullë postare të re që përshkruan këto tërheqje të tankve ruse.

Pulla e re postare, që simbolizon rezistencën e fermerve ukrainas

Tetyana Fomenko, menaxhere e dyqanit të koleksionit të pullave të shërbimit postar rajonal të Kharkiv, ka thënë se ishte pulla e katërt me temë ushtarake e lëshuar gjatë luftës, me pesë milionë që do të dalin në shitje, njofton RTL.

Është e paqartë se cili ukrainas tërhoqi për herë të parë një tank rus, por çmenduria u përhap kur Viktor Kychuk dhe miqtë e tij morën drejtimin e një T-80 sovjetik më 1 mars në Slatyne, një qytet verilindor me 6000 banorë, vetëm 13 kilometra nga Rusia.

Viktor Kychuk, me një poster që simbolizon atë që ka bërë ai

Kychuk i dërgoi një klip të tij dhe miqve të tij duke hipur në tank, dhe kreut ushtarak rajonal Volodymyr Usov, i cili e ngarkoi atë në YouTube, ku u bë virale me shpejtësi duke arritur 350,000 shikime.

Shërbimi postar Ukrposhta është bërë si një simbol i sfidës ukrainase pasi lëshoi ​​një pullë në prill që përshkruan një ushtar duke i dhënë gishtin e mesit anijes ruse të Detit të Zi Moskva.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika