Ish-Peperi shqiptar tani i njohur si Khatabb, po përballet me një sërë polemikash publike me ish-partneren e tij, Arbenita Ismajli.
Fero dhe Arbenita, një ish-çift që kanë edhe një vajzë të përbashkët, kanë dalë me deklarata dhe akuza të forta ndaj njëri-tjetrit.
Ai së fundmi ka paralajmëruar edhe ish-partneren e tij, Arbenitën, duke i thënë se nëse ajo largohet me vajzën nga shteti, do ta padisë për rrëmbim.
“Vazhdojmë me seancat gjyqësore. Nëse vajza ime largohet jashtë shtetit të Kosovës, do bëj pasi për rrëmbim të vajzës”, ka shkruar ndër të tjerash Fero.
Këto akuza janë bërë përmes mediave sociale.
Një nga pikat e theksuara të konfliktit është kritika e Feros ndaj sistemit gjyqësor.
Ai ka shprehur keqardhje për faktin se gjykata e ka lejuar të takojë vajzën e tij vetëm tre orë në javë.
Më tej, Fero ka paralajmëruar ish-partneren e tij, Arbenitën, duke i thënë se nëse ajo vendos të largohet me vajzën nga shteti, ai do të ndërmarrë masa ligjore për rrëmbim të vajzës së tyre.
Një tjetër aspekt i historisë është vendimi i Feros për të ndryshuar emrin duke hequr dorë nga karriera muzikore për t’u përkushtuar më tej fesë së tij.
Në ditët e ardhshme, pritet që të vijojnë seancat gjyqësore dhe diskutimet e mëtejshme mbi fatin e vajzës së Feros dhe Arbenitës.