Festa e Fitër Bajramit, Tërnava: Është momenti kyç për të kërkuar paqe dhe lumturi

Në ditën e fundit të muajit Ramazan, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava i është drejtuar besimtarëve myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Tërnava në një konferencë për media ka thënë se ceremonia e Fitër Bajramit është një moment që bashkon besimtarët në faljen e namazit të Bajramit.

Tërnava ka deklaruar se tani është momenti kyç për të kërkuar paqe dhe lumturi për vete.

“Ceremonia e Fitër Bajrami është moment që bashkon besimtarët në faljen e namazit të Bajramit, që shënon njëkohësisht momentin më të rëndësishëm të kësaj feste, për të vijuar më pas me urimet dhe përgëzimet më të mira e më të sinqerta, si dhe me përqafimet e ngrohta si për asnjë moment tjetër me familjarët, fëmijët, farefisin, shoqërinë, e për të shijuar më pas aromën dhe nimetet e festës rreth sofrës së Bajramit me më të dashurit tanë. Kjo festë e bekuar, e cila në formën më të mirë përçon porosi dhe mesazhe për paqen, harmoninë, dashurinë, mirësinë dhe gëzimin për besimtarët, është një dhuratë prej Zotit për përkushtimin, devotshmërinë dhe adhurimin e shtuar gjatë muajit të bekuar Ramazan.”, ka deklaruar Tërnava.

Tutje, Tërnava tha se kjo festë përçon porosi dhe mesazhe për paqen, harmoninë, dashurinë, mirësinë dhe gëzimin për besimtarët.

“Për një muaj me radhë, agjërimi mbushi zemrat dhe shpirtrat tanë me një ndjenjë të veçantë paqeje, qetësie, e pse jo edhe krenarie. Andaj festa e Fitër Bajramit është mundësi për të shprehur mirënjohjen dhe gëzimin për arritjen e pastrimit shpirtëror, që është shoqëruar me sakrificë, përkushtim dhe devocion. Fitër Bajrami është festë përbashkuese për myslimanët në mbarë botën. Festë që simbolizon triumfin shpirtëror, moment gëzimi dhe reflektimi që shpreh faljen, mirësinë dhe bashkimin familjar e shoqëror. Vlera këto që i japin kuptim të thellë social dhe shoqëror, e gjithsesi edhe shpirtëror kësaj feste madhështore”, tha ai ndër të tjera.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika