Anijet po bartin me pak pasagjerë se sa që kanë bartur para pandemisë, por në qytetet porte ku pjesa më e madhe e ekonomisë varet nga udhëtimi me anije, pronarët e bizneseve thonë se janë “falënderues për atë që kemi”.
Edhe para rënies në fillim të korrikut dhe mbylljes të një nga shtretërve të anijeve lundruese për sezonë, përafërsisht vetëm 275 mijë pasagjerë kanë zbarkuar ne Maj dhe Qershor në Skagway, Alaska.
Ky numër i kalkuluar nga Dogana dhe mbrojtja kufitare e SHBA-së ka qenë afër 40 për qind më i vogël se sa do kishte qenë nëse anijet do ishin të mbushura kur kanë mbërritur në port, një destinacion i epokës Gold Rush i rrënjosur në një luginë nga Pylli Kombëtar i Tongass.
Anijet që vinin në kryeqendrën e shtetit, Juneau, dhe Ketchikan një tjetër qytet i Alaskës juglindore që mbështetet shumë në udhëtimet me anije lundruese, ishin 70 për qind të mbushura në muajin Korrik, tha Renée Limoge Reeve, zëvendës presidentja e qeverisë dhe marrëdhënieve me komunitetin në Cruise Lines International Association of Alaska.
Kjo do ta përshkruaj një pamje të zymtë për industrinë e anijeve të Alaskës, veçanërisht për Skagway, qytet i cili mirëpriti më shumë se një milion pasagjerë në vitin 2019. Por, kjo nuk është mënyra se si vendasit po rrëfejnë për atë vit.
“E lavdishme”, tha Mike Healy, pronar dhe menaxher gjeneral i Skagway Brewing Company . “Absolutisht e lavdishme”.
Dy vite pas pandemisë që shkaktoi goditje të rënda në qytetet porte të shtetit të Alaskës, pamja e turistëve duke ecur nëpër rrugë, edhe me numra të reduktuar, i bëri pronarët e bizneseve dhe operatorët turistik të ndjehen të lehtësuar.
Andrew Cremata, kryetari i bashkisë së Skagway, tha se ai vlerëson se viti do të përfundoj me rreth 600 mijë vizitorë total nga udhëtimet me anije. Gjithsesi ai tha se është i lumtur që sheh qytetin të zënë me turistë përsëri.
“Po mbijetojmë”, tha zotëri Cremata. “Dhe jemi shumë të lumtur që u rikthyem në biznes”.
Në Prill të vitit 2021, linja e anijeve në SHBA filluan t’i kthejnë flotat në det pas më shumë se një viti të urdhrit “ndalim lundrimi”. Por, në Alaskë industria vazhdoi të ngecte edhe për më shumë se tre muaj, për shkak të një ligji që i detyronte anijet lundruese të ndalen në Kanada, e cila i kishte ndaluar këto anije deri ne vitin 2022 për shkak të pandemisë.
Mbyllja në vitin 2020 dhe urdhri “ndalim lundrimi” nga Kanada pati efekte “katastrofike” në pjesën juglindore të shtetit, sipas një studimi nga disa agjenci shtetërore te vitit 2021.
Shteti humbi së paku 1.7 miliardë dollarë të ardhura, dhe gjatë muajve të parë të 2021 komunitetet e qytetit dhe portit që varen nga industria e lundrimit humbën më shumë se 22 mijë vende pune thuhet në raport.
Në Maj 2021, kongresi miratoi Aktin e Restaurimit të Turizmit në Alaskë i cili lejon anijet lundruese të lundrojnë direkt në Alaskë pa u ndalur në Kanada. Por, udhëheqësit e industrisë ende duhej që të mbërrinin një marrëveshje me komunitetet e porteve, që kishin nevoje për siguri që sistemet e tyre të ndjeshme shëndetësore nuk do mbingarkoheshin nëse do te ndodhte një shpërthim i Covid, tha zonja Limoga Reeve.
Anijet më pas duhet ta përfundonin procesin e kthimit të ekuipazhit të tyre, tha Anne Madison, zëdhënëse për Cruise Lines International Association.
“Merr të paktën 90-të ditë për ta përgatitur një anije për lundrim,” tha ajo.
Sezona e lundrimit ne Alaskë është e shkurtër, zakonisht zgjat nga muaji Prilli deri në muajin Tetor, por sezona e vitit 2021 mezi u shpëtua. Një total prej afërsisht 57 mijë pasagjerë erdhën përmes Skagway atë vit, tha zotëri Cremata.
Në mbarë vendin ishin rreth 124 mijë pasagjerë lundrimi, tha Zonja Limoge Reeve.
Ishte një periudhë me shumë stres për bizneset dhe banorët, rikujtoi Tina Cyr, e cila posedon një galeri të vogël arti me partnerin e saj në Skagway.
“Ne jetonim vetëm me kursimet tona,” tha ajo.
Por, gjatë asaj kohe kishte edhe pushim nga sezoni normal i taksave verore, tha ajo. Zonja Cyr tha se ajo dhe partneri i saj shkuan në pushime verore për herë të parë prej vitesh. ”Të gjithë ne do të shkojmë, ’Është e mrekullueshme qe qyteti ynë u kthye si më parë,’” tha zonja Cyr. “E kam dëgjuar shpesh këtë gjë.”
Rrugët ishin aq të qeta sa një familje dhelprash shihej rregullisht duke vrapuar në qendër të qytetit, tha Jaime Bricker, drejtoresha e turizmit të Skagway, e cila bëri një vizitë pranë Glacier Point për herë të parë në jetën e saj, vend i famshëm turistik.
“Familja ime dhe unë e përqafuam qetësinë në çdo mundësi që kishim,” tha zonja Bricker.
Më pak turistë, më shumë balena
Rreth parkut kombëtar Glacier Bay, një strehë për foka, balena, delfinë dhe arinj rreth 90-të milje në perëndim të Juneau, anijet e lundrimit nuk munguan, tha Stephen Van Derhoff, njëri nga pronarët e Spirit Walker Expeditions of Alaska në Gustavus, një qytet me 500 banorë afër parkut.
Biznesi i zotëri Derhoff i çon njerëzit në Gjirin Glacier me kajakë të vegjël dhe u shërben udhëtarëve të pavarur që duan një përvojë më intime në shkretëtirë.
“Të shohësh anijet lundruese gjigante që kalojnë dhe tymi që del prej tyre mund të ketë një ndikim negativ,” tha zoti Van Derhoff. “Për gjysmën e parë të 2021 kishte shumë pak trafik të anijeve turistike dhe kjo ishte në të vërtetë shumë mirë.”
Më pak anije në det i dhanë gjithashtu mundësinë shkencëtarëve për t’i parë efektet ne balenat me gunga.
Në vitin 2020, studiuesit nga Universiteti i Alaskës identifikuan 63 balena të rritura, më së shumti që kishin parë në një periudhë pesëvjeçare, tha Heidi Pearson, një profesoreshë e asociuar e biologjisë në Universitetin e Alaskës Juglindore. Dr. Pearson, i cili po kryen studimin me Shannon Atkinson, një profesoreshë në departamentin e peshkimit në Universitetin e Alaska Fairbanks, tha se ishte shumë herët për të thënë nëse më pak anije në det ishin faktori kryesor.
Në Skagway, askush nuk donte qe anijet turistike të zhdukeshin për një kohë të gjatë tha zotëri Cremata, kryetar i bashkisë.
“Unë e di që ka disa vende qe kanë marrëdhënie dashuri-urrejtje me turistët,” tha ai. ”Por ne i duam turistët tanë.”
Më shumë turistë po vijnë, sipas kompanive të lundrimit, të cilat në përgjithësi kanë ofruar zbritje pasi zbulojnë se anijet e tyre kanë vend, pjesërisht sepse pasagjerët presin më shumë për të rezervuar.
Norwegian Cruise Line tha se ka pesë anije që lundrojnë në rajonin e Alaskës.
Për herë të parë, Hurtigruten Expeditions, një kompani më e vogël lundrimi që është e specializuar në udhëtime në vende të largëta si Antarktida dhe Arktiku, ka kryer udhëtime në Alaskë këtë vit për herë të parë.
Zonja Limoge Reeve tha se projekti i zyrtarëve të industrisë do të shohin më shumë se një milion pasagjerë të lundrimit në vitin 2022. “Ne kemi me të vërtetë shpresë për vitin e ardhshëm,” tha ajo. “Alaska vazhdon të jetë një destinacion i listave të njerëzve.”
Megjithatë, disa pyesin për të ardhmen e industrisë së lundrimit në Alaskë.
Nicole Church, pronarja e Black Bear Inn in Ketchickan tha se ajo beson se njerëzit tani janë përgjithësisht të kujdesshëm për të hipur në një anije të mbushur me mijëra njerëz.
Zonja Church tha se bujtina e saj është rezervuar që nga qershori, jo me pasagjerë tradicionalë të lundrimit, por me mysafirë që kanë bërë rrugën e tyre për në qytet ose kanë udhëtuar në linja më të vogla lundrimi.
“Ata duan të bëjnë shëtitje gjithë ditën, dhe duan të shkojnë tek liqeni Ward t’i shikojnë mjellmat e bardha,” tha ajo.
Dr.Atkinson, një nga profesorët që po studion balenat me gunga, përshkroi ndjenja “të përziera” për kthimin e lundrimit.
Përderisa ajo është e shqetësuar për efektin e tyre në mjedis, ajo tha se anijet lundruese, me aftësinë e tyre për të çuar mijëra njerëz për të parë akullnajat në rënie të Alaskës, kanë një mundësi të jashtëzakonshme për të edukuar pasagjerët rreth ndryshimeve klimatike.