Festivali i fimit në Kanë – Si u shfaqën yjet në tapetin e kuq

Festivali i Filmit në Kanë filloi të martën, me një mori yjesh duke ecur në tapetin e kuq përpara ceremonisë së hapjes.

Greta Gerwig, Lily Gladstone, Meryl Streep, Jane Fonda dhe Lea Seydoux ishin ndër yjet që pozuan për foto, teksa festivali u hap me premierën e filmit francez Le Deuxieme Acte (Akti i dytë).

Festivali dyjavor do të ketë premiera të tjera, festa dhe konferenca shtypi, ndërsa ekspertët shikojnë për të parë se cilët filma mund të bëhen pretendentët e Oskarit.

Jugu i Francës pret yjet e ekranit nga mbarë bota, për të festuar filmin më të mirë. Që prej 1946 çdo vit, 60 kombe zbresin në Palais des Festivals, duke përmbytur hapësirën e Teatrit Soixantième.

Supermodelja Heidi Klum kishte veshur një fustan me ngjyrë të bashkërenduar me tapetin e kuq

Ylli i “Gentlemen” dhe “Breaking Bad”, Giancarlo Esposito gjithashtu ka pozuar për foto
Influencuesja izraelite Hofit Golan ishte në mesin e të ftuarve në ceremoninë e hapjes
Një tjetër legjendë e Hollivudit, Jane Fonda, mori pjesë në ceremoninë e hapjes dhe shfaqjes së The Second Act

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika