Festivali i parë i këngës në Kosovë gjatë vitit 2023

Ndër detajet që vlerësohen nga ky spektakël, janë organizimi, artistët dhe magjia e skenës, të cilat e veçojnë atë nga të tjerat

Festivali i Kenges ne RTK

Festivali i parë i këngës në Kosovë me produksion të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) është zhvilluar në datat 26-27-28 tetor të vitit 2023.

Në tri netët e festivalit kanë konkurruar 18 këngë, përzgjedhja e të cilave u bë nga një thirrje e hapur.

Prej 18 këngëve pjesëmarrëse, u shpallën tri çmimet kryesore si dhe “Çmimi i Orkestrës”.

Fitues u shpall Arbër Salihu me këngën “Oj Kosovë”, ndërsa në vendin e dytë u rendit Angus Dei me këngën “Një zemër për dy” dhe të tretin Albin Nikprelaj me “Ajo”.

Festivali i Këngës i është besuar moderatorit të njohur Adi Krastës, i cili është edhe zv/drejtor i përgjithshëm i RTK-së.

Krasta ishte njëherazi edhe prezantues i këtij edicioni, në partneritet me Besim Dinën, komedian, autor i emisionit “Oksigjen”.

Moderatoret e Festivali-i-Kenges-ne-RTK

Dy figurave prezantuese iu bashkuan pranitë femërore të, fillimisht, Edona Kasapollit (prezantuese dhe producente), pastaj këngëtares Anjeza Shahini (nata e dytë) dhe, në finale, të Edona Reshitajt (aktore dhe këngëtare).

Drejtori artistik i këtij Festivali ishte Florent Boshnjaku, i cili njihet si kompozitor, producent.

Kujdesi i veçantë i treguar nga Boshnjaku ishte edhe ndaj formacionit orkestral të Festivalit, ku kishte mbledhur figura përfaqësuese të skenës muzikore kosovare, duke filluar nga drejtuesit e orkestrës: Valton Beqiri dhe Edon Ramadani, të cilëve u ishte bashkuar Alfred Kaçinari nga Shqipëria.

Po kështu, vlen të përmenden edhe pjesëtarët e orkestrës, që luajti drejtpërdrejt gjatë tri netëve: Ilir Bajri në tastierë, Nesim Maxhuni (bateri), Astrit Stafai e Valon Gashi (kitarë) etj.

Pallati i Rinisë

Veçantia e këtij organizimi artistik të këngës është edhe vendi i përzgjedhur, Pallati i Rinisë. Kjo strukturë arkitektonike, e njohur fillimisht si pallati “Boro dhe Ramiz” u ngrit në mesin e viteve ’70-të si qendër multifunksionale.

Ajo përfshinte disa hapësira për manifestime të ndryshme sportive, kulturore, ekonomike, përgjithësisht të një natyre masive.

Pallati i Rinisë,

Në vitin 2000, salla e madhe e Pallatit të Rinisë u shkatërrua për shkak të një zjarri. Prej atëherë, ajo ishte përdorur vetëm si parkim, ndërkohë që inertet kishin pushtuar një pjesë të hapësirës. Festivali u mbajt pikërisht në këtë sallë, e cila u sistemua dhe restaurua posaçërisht.

Çfarë modeli është marrë si ide?

Festivali i parë i Këngës në Kosovë gjatë këtij viti ka marrë ide frymëzuese përdorimin e bazës si Festivali i Sanremo-s dhe Eurovision Song Contest.

Skenografia për këtë rast ishte realizuar nga Shqipe Kamberi e Rudina Xhaferi dhe ishte konceptuar tërësisht me projeksione.

Ndërsa, orkestra ishte vendosur poshtë skenës, në nivel me publikun dhe e ndarë: në njërën anë orkestra simfonike dhe në anën tjetër i ashtuquajturi “seksioni ritmik” me instrumente të muzikës bashkëkohore akustike, elektrike dhe elektronike.

Ndarja e çmimeve

Konkurenti “La Fazani” me këngën “Oj Kosovë” është shpallur fitues i edicionit të parë të Festivalit të Këngës në Radio Televzionin e Kosovës (RTK).

Çmimi kryesor i edicionit të parë dhe historik të Festivalit të Këngës në RTK i takoi konkurrentit La Fazani me këngën “Oj Kosovë”. Trofeu i këtij edicioni atij iu nda nga kryeministri i Republikës, Albin Kurti.

“Kaq shumë energji dhe bukuri për më shumë se dy orë në skenën e cila është më e madhja në Kosovë. Përjetim i paharrueshëm, por edhe përvojë shumë e veçantë besoj për secilin nga ne që ishim këtu”, tha Kurti pak çaste para ndarjes së çmimit kryesor.

Arbër Salihu i njohur me emrin e tij artistik “La Fazani”, në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, ka shpalosur më shumë detaje rreth kësaj kënge dhe edicionit të parë të Festivalit të RTK-së.

“Gjithmonë është kënaqësi me t’u shpërbly puna dhe është shumë ndjenjë e mirë kur e bën një këngë dhe e sheh që po ka reaksion prej njerëzve, e kam vërejtur prej publikut në sallë që kjo këngë është duke u pëlqyer”, ka thënë Salihu.

Tutje, ai ka theksuar se “është hera e parë që po bëhet dhe është rast historik që Kosova me bë festival dhe shpresoj që të zgjasë kjo përjetë dhe ky festival të jetë pjesë e jetës tonë”.

“Këngën e kam bërë pikërisht për festival, më ka thirrur Florent Bushnjaku, i cili është drejtor artistik i festivalit dhe ai ka thirrur njerëz që ka menduar që e pasurojnë festivalin, pasi jo shumëkush i ka besuar edicionit të parë që ka me shku mirë dhe shumë emra të cilat kanë mundur me marrë pjesë, nuk kanë marrë pjesë”, vijon ai.

Ndryshe, edhe Çmimi i Kryeqytetit në Festivalin e Këngës i kishte takuar konkurrentit “La Fazani” me këngën “Oj Kosovë”.

Sponsori i Festivalit të Këngës, “Flori Diamonds” e bëri të mundur ndarjen e medaljonit të famshëm me shqiponjën dy krenare me 500 diamante, 324 të bardhë dhe 124 të zinj për fituesin e këtij edicioni, La Fazani.

Çmimi i dytë i festivalit i takon Angus Dei

Ndërkaq, çmimi i dytë iu dha konkurrentes Angus Dei, së cilës ia ndau drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.

Çmimi i tretë i festivalit shkon për Albin Nikprelaj

Albin Nikprelaj me këngën “Ajo” ka marrë çmimin e tretë të Festivalit të Këngës në RTK në edicionin e tij të parë. Çmimi iu nda nga tre prezantueset e tri netëve të festivalit, Edona Kasapolli, Anjeza Shahini dhe Edona Reshitaj.

La Fazani merr Çmimin e Kryeqytetit

Çmimi i Kryeqytetit në Festivalin e Këngës i ka takuar konkurrentit “La Fazani” me këngën “Oj Kosovë”. Çmimi artistit iu nda nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Mrekulli me qenë këtu në Sallën e Pallatit të Rinisë, e cila ka pësuar nga një zjarr i madh, e nga ai ka dalë një feniks i madh që e keni bërë ju bashkë me stafin e Pallatit të Rinisë dhe Komunës së Prishtinës. Dhe në kë festival kemi artistë të mrekullueshëm si La Fazani”, ka thënë Rama teksa ka ndarë çmimin.

“Ky çmim jepet, sepse Prishtina është bërë me festival dhe drejtori i ‘Eurosong’-ut tha se një qytet është më i bukur kur bëhet me festival”, ka thënë Adi Krasta.

Saranda Alija merr Çmimin e Orkestrës

Saranda Alija me këngën “Mendoj ku je” është fituese e çmimit të Orkestrës. Ky çmim asaj iu dorëzua nga këngëtarja e njohur Shpresa Gashi. Pas pak ndahet çmimi i parë, çmimi i dytë, çmimi i tretë dhe çmimi i kryeqytetit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika