Festivali ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik”

Organizohet festivali i 13-të ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik" në Prishtinë, Prizren e Kukës

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe Lidhja e Shkrimtarëve e Republikës së Shqipërisë – Dega në Kukës kanë organizuar festivalin 13-të ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik”.

Festivali ka filluar sot në lokalet e Lidhjes – Mahallen e Muhaxherëve – Kulla e zotnisë në Prishtinë, për të vazhduar nesër në Prizren e Kukës.

Në orën 12:00 në Prishtinë është hapur festivali, dhe më pas ka filluar sesioni letrar që për  temë ka “Luftën e UÇK-së si frymëzim krijues”, ku janë paraqitur disa kumtesa.

Në “Veprën e hapur” do të përurohen disa vepra letrare, kurse në orën 17:00, në orën letrare “Lira magjike” do të deklamojnë poezitë e tyre mbi tridhjetë poetë nga viset e ndryshme shqiptare.

Ora letrare “Ora e Lidhjes” do të mbahet në Prizren, ku me krijimet e tyre do të paraqiten mbi njëzet poetë, kurse pritet që shkrimtarët t’i përshëndesë edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Juria letrare do të japë tri çmime letrare “Metafora I, II, III” dhe një komplet librash të Institutit Albanologjik të Prishtinës, të cilat do të komunikohen në orën letrare “Valët e Drinit” në Kukës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika