Festivali Poetik i Prishtinës do fillojë me homazhe për poetin e ndjerë, Adem Gashi

"Festivalin do ta fillojmë me homazh poetik për shkrimtarin Adem Gashin, para se ta mbanim festivalin, Ademi na la, iku nga kjo botë. Ai ishte penë maestrale e letërsisë shqipe, festivalin do e fillojmë me homazhe për të. Do shfaqen edhe xhirimet që i kemi pasur me vetë autorin", ka thënë drejtoresha e Festivalit, Donika Dabishevci

Donika Dabishevci, drejtoresha e Festivalit Poetik të Prishtinës ka thënë se edicioni i dytë i këtij festivali do fillojë me homazhe për poetin, Adem Gashi i cili vdiq një javë më parë.

Në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, Dabishevci ka dhënë detaje nga ky festival duke thënë se miqtë e poetit Gashi do shpalosin kujtimet e kritikat letrare për të.

Poeti e prozatori nga Drenasi, Adem Gashi vdiq më 16 janar në moshën 70-vjeçare. Mbi të gjitha, Gashi u vlerësua si poet lirik e paradokseve.

“Festivalin do ta fillojmë me homazh poetik për shkrimtarin Adem Gashin, para se ta mbanim festivalin, Ademi na la, iku nga kjo botë. Ai ishte penë maestrale e letërsisë shqipe, festivalin do e fillojmë me homazhe për të. Do shfaqen edhe xhirimet që i kemi pasur me vetë autorin”, ka thënë Dabishevci.

Dabishevci ka thënë se ky festival do jetë i hapur për publikun dhe do ketë një program të përpiluar e përmbajtësor në fushën e kulturës e letërsisë.

Dabishevci ndër të tjera ka thënë se ky edicion do të jetë shumë më i lehtë pasi ka mësime dhe përvoja nga edicioni i parë.

Ky festival do të jetë i pasuruar edhe me shkrimtarë të tjerë.

Nata e dytë e festivalit do të hapet si mbrëmje autoriale me shkrimtarin dhe studiuesin Gëzim Aliu, për të vazhduar me përurimin e librit “Nëna” të Nora Prekazit.

Aty do të lexohen poezi me temën “Letërsia dhe lufta”, ndërkaq nata e tretë dhe e fundit do të jetë “Requim për Bekim Lumin”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika