“Festivali veror i librit” mbledh në Durrës autorë të shumtë vendas e të huaj

Festivali pesëditor i organizuar në Durrës, ka bërë bashkë shkrimtarë, përkthyes, botues, pedagogë, aktorë, muzikantë e personalitete të tjera. Ky festival ka për qëllim të gjallërojë jetën kulturore të qytetit bregdetar dhe të nxisë dashurinë për librin e leximin, veçanërisht, te të rinjtë

"Festivali veror i librit", Durrës

Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka organizuar “Festivalin Veror të Librit” me mbështetjen e Bashkisë së Durrësit, Ministrisë së Kulturës, Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe Ministrisë së Turizmit.

Kjo ngjarje ka bërë bashkë shkrimtarë, përkthyes, botues, pedagogë, aktorë, muzikantë e personalitete të tjera.

Qëllimi i këtij festivali është që të gjallërojë jetën kulturore të qytetit bregdetar dhe të nxisë dashurinë për librin e leximin, veçanërisht, te të rinjtë.

Pesë ditë maratonë kulturore, të mbushura me lexime e takime me autorë të spikatur shqiptarë, panele, tryeza të rrumbullakëta, prezantime e nënshkrime librash kanë qenë vetëm disa nga aktivitetet të cilat e kanë karakterizuar edicionin e këtij festivali.

“Festivali veror i Librit”, Durrës

Në këtë ngjarje të rëndësishme për Durrësin, e cila ka zgjatur për 5 ditë, ka marrë pjesë edhe Biblioteka Universitare e UAMD-së.

Ndryshe, ky festival ka filluar nga e mërkura e 17 gushtit për të vazhduar deri të dielën e 21 gushtit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika