Festivali “Ylberi i Prishtinës”, këtë vit feston 20-vjetorin e tij

Organizim me mbi 500 valltarë dhe 7-të shtete mysafire të cilat do të jenë pjesë e garës, në 20-vjetorin e themelimit të festivalit "Ylberi i Prishtinës". Pjesëmarrësit në këtë organizim do të priten nga udhëheqësi i kryeqytetit, kryeministri dhe presidentja e vendit

Festivali ‘Ylberi i Prishtinës” këtë vit do të jetë nikoqirë i 7-të shteteve garuese me mbi 500 valletarë.

Ky festival dy ditorë do të mbahet më datë një dhe dy korrik.

Shtetet pjesëmarrëse në këtë festival janë: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Turqia, Rumania, Bullgaria dhe Ukraina.

Pamje nga festivalet e mëparshme, Prishtinë

Udhëheqësit e Qendrave kulturore të Fëmijëve do të priten në takim në ditën e parë të festivalit, nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, për të vazhduar takimet me Presidenten, Vjosa Osmani dhe Kryeministrin, Albin Kurti.

Këto takime do të realizohen gjatë ditës, ndërsa duke filluar nga ora 18:00, të gjithë pjesëmarrësit në këtë festival, do të defilojnë duke u nisur nga Sheshi “Skënderbeu” deri tek amfiteatri i hapur në Sheshin, “Zahir Pajaziti”, ku edhe do të mbahet festivali.

Në natën e parë, pjesë e garës do të jenë shtetet pjesëmarrëse dhe 10-të Qendra Kulturore të Fëmijëve të Kosovës.

Kurse në natën e dytë të festivalit, pjesë e garës do të jenë vetëm shtetet mysafire, ku edhe do të shpërblehen me çmime.

Festivali organizohet nën patronatin e komunës së Prishtinës, dhe realizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve e drejtuar nga Drita Rudi, dhe drejtori artistik i festivalit Nazmi Gashi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika