Festohet 40-vjetori i hapjes së kompanisë së përpunimit të ujit në Shajkovc

Është shënuar 40-vjetori i funskionalizimit të kompanisë së përpunimit të ujit e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” në Shajkovc të Podujevës. Punëtorët kanë kujtuar me nostalgji fillimin e punës në të duke përmendur edhe vështirësitë që janë evidente edhe tani, për çka iu premtua mbështetje nga komuna e Podujevës

Me të qeshura e nostlagji po e festojnë 40-vjetorin e funksionalizimit të fabrikës për përpunimin e ujit në Shajkovc të Podujevës.

Për ish-drejtorin e kësaj kompanie, fillimi nuk kishte qenë aspak i lehtë

“1 gusht 1979. Situata ka qenë kritike për furnizim me ujë të pijes ndërsa disa lagje nuk ka qenë aspak me ujë të pijes s kanë qenë të kyçur fare edhe këto që kanë qenë të pijshme kanë qenë me reduktime të mëdha. Më kujtohet si sot kur kam shku në Velani, ka qenë një rezervarë edhe ka qenë një qeshme me 30 vet tuj prit”, ka thënë ish-drejtori i fabrikës, Qaush Bajrushi.

Kritika pati edhe për mosinvestime nga ana e komunës së Podujevës. Me këtë rast, nga kjo e fundit u premtua mbështetje.

“Sigurisht që ndoshta ju ka mungu mbështetja e komunës. Në emër të kryetarit e ekipit të tij ne do jemi çdo herë krah mbështetës për çdo iniciativë të marrur nga ujësjellësi e cila lshtë në të mirë të qytetarëve”, ka deklaruar drejtori i Urbanizmit në Podujevë, Leutrim Krasniqi.

Puntorët e tanishëm dhe ata të pensionuar i premtuan njëri-tjetrit të festojnë përsëri përvjetorin e 80-të të fabrikës.

Fabrika për përpunimin e ujit e ujësjellsit rajonal “Prishtina” në Shajkofc të Podujevës u hap në vitin 1983 me 30 puntorë.

Përpara funksionimit si kompani e përpunimit të ujit, ajo kishte shërbyer si pikë e KFOR-it.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika