Fetahu konfirmon hetimet për kurdisje 

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ka konfirmuar se Policia e Kosovës është duke i hetuar personat të cilët tentuan ta kurdisin rezultatin e ndeshjes së tretë gjysmëfinale ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

“Nga informatat zyrtare që kemi, Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të kuptuar se kush ka qenë ai person apo ata persona të cilët kanë dashur ta bëjnë një gjë të tillë. Ne brenda Federatës i kemi përfunduar të gjitha ato procedura të cilat kemi mundur ti përfundojmë. Ne kemi reaguar shpejt dhe i kemi larguar referët të cilët kanë pasur kontakt të paautorizuar tash po i bie para më shumë se dy javësh”, ka thënë ai.

“Ne i kemi informuar organet e drejtësisë me të gjitha informatat që kemi pasur dhe presim prej tyre të marrim raport se cka ka ndodhur saktë. Është në interes të FBK-së dhe të gjithëve që të zbardhet sa më shpejt kjo çështje dhe të tregojmë se jemi të interesuar që të ruajmë integritetin e garave dhe nuk do të lejojmë askënd që të manipuloj apo të kurdis rezultatet e ndeshjeve”, ka vijuar Fetahu në “Duelin Sportiv” të RTV Dukagjiit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika