Instituti për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS” ka reaguar ndaj raportimeve të fundit mbi mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Evropa, përfshirë Kosovën.
Në FIVE të Dukagjinit drejtori i këtij instituti, Arben Fetoshi, e ka cilësuar këtë si një raportim spekulativ, i cili është keqpërdorur nga një numër mediash, veçanërisht ato serbe, për të përhapur frikë dhe panik.
“Mendoj që kemi të bëj me një raportim pavarësisht motive nxit, frikë dhe panik. Në kuptimin e adresimit të përplasjeve të mëdha gjeopolitike, të cilat i shohim kohëve të fundit. Dhe në veçanti ato përpjekjet diplomatike për ti dhënë fund luftës në Ukrainë. E një raporton që i referohet burimeve të Bild, nga zyrtarë të sigurisë në Evropën lindore, lë në nënkuptohet ose u lexua sepse u keqpërdor në kuptimin e përhapje, shpërndarjes nga ana e një numri të madh të mediave, në veçanti të mediave serbe”, ka thënë Fetoshi në FIVE.
Ai vlerëson se një artikull i gazetës gjermane ‘Bild’, i cili citon burime nga siguria në Evropën Lindore, është përdorur për të shtyrë një narrativë pro-ruse në rajon. Ky artikull përmend edhe Kosovën, duke sugjeruar se mund të ketë një tërheqje të forcave amerikane nga vendi, një gjë që sipas analizës së institutit nuk qëndron.
“Mbi këtë bazë e kemi përpjekjen e mediave serbe për të shtyrë një narrativ, që është pro-ruse dhe është në shërbim të interesave të Serbisë në Ballkanin Perëndimor, duke e fokusuar Kosovën. Për shkak se edhe të artikulli i Bild u përmend Kosova, përkatësisht mundësia e tërheqja se forcave amerikane nga Kosova. Dhe mbi këtë bëze kemi vërejtur, jo vetëm referuar këtij burimi drejtpërdrejt, por në përgjithësi reflektimet e përplasjeve gjeopolitike kanë bërë të komentohet, flihet dhe perceptohet me frikë një mundësi e tillë e tërheqjes së forcave amerikane nga endni ynë”, ka shtuar Fetoshi.
Fetoshi ka theksuar se raporti i “Bild” është i pasaktë dhe nuk bazohet në ndonjë fakt të verifikuar. Për më tepër, ai ka kujtuar se i dërguari amerikan për Ukrainën dhe Rusinë, pas një takimi me presidentin e Polonisë, ka mohuar mundësinë e një tërheqjeje të tillë. Edhe ish-presidenti amerikan Donald Trump ka qenë i qartë në qëndrimet e tij lidhur me praninë ushtarake të ShBA-së në Evropë.
“E që normalisht analiza që kemi publikuar sis institut konsiston në përpjekjen, ta demantojmë duke sjellë një varg argumentesh, e para për shkak se nuk bëhet fjalë, është një raportim hamendësues, dhe nuk i referohet ndonjë fakti relevant, që do të mund ta konkludonte një mundësi të tillë. Dhe e dyta për shkak se kemi edhe brenda, tekstit, mirëpo faktet e tjera që lidhen me të dërguarin amerikane pr Ukrainën dhe Rusinë zotin Kellog, pas takimi me presidentit e Polonisë e ka demantuar një mundësi të tillë. Edhe nga presidenti Trump e kemi pasur një qartësi sa i përket thashethemeve për tërheqjen e trupave amerikane nga Evropa në përgjithësi”, ka theksuar Fetoshi.