Fevziu: Flamuri shqiptar në nëndetësen “Triton” ishte falë një amerikani qe ia dedikon atë gruas së tij shqiptare

Gazetari nga Shqipëria, Blendi Fevziu, ka reaguar lidhur me reportazhin për nëndetësen "Triton" ku u shfaq dhe flamuri shqiptar

Gazetari nga Shqipëria, Blendi Fevziu, ka reaguar lidhur me reportazhin për nëndetësen “Triton” ku u shfaq dhe flamuri shqiptar.

“Flamuri shqiptar ka qenë në gjithë nëndetesët që janë ulur në 5 pikat më të thella të globit. Kjo falë një amerikani qe ia dedikon atë gruas së tij shqiptare”, shkruan Fevziu.

Fevziu thotë se Victor Vescovo është një amerikan nga Teksasi dhe i pari njëri në botë që është ulur në 5 pikat më të thella të globit me nëndetëse speciale që janë të ndërtuara për këtë mision.

“Më 28 Prill 2019 ai u ul në pikën më të thellë të Oqeanëve të Globit në thellësinë 10928 m. Më pas ai eksploroi 5 pikat më të thella të globit në kuadër të ekspeditës Five deeps expedition. Më 24 Maj 2010 ai ishtë ngjitur në majën më të lartë të botës në Himalajë. Ndërsa në 2022 ai fluturoi në hapësirë me anijën New Shepard. Ai është njeriu i vëtëm në glob që ka arritur pikën më të ulët, pikën më të lartë të globit dhë hapësirën. Ai mban gjithnjë në uniformë dhe në pajisje, flamurin ë Teksasit, 2 flamuj amerikanë dhe flamurin shqiptar”, ka shtuar Fevziu.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika