FFK ankohet në KPM e AGK rreth disa emisioneve sportive: Po duan ta marrin kontrollin mbi Federatën

Kërkesa të çuditshme e aspak domethënëse ka shprehur Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ndaj mediave.

FFK, ka dërguar letër të hapur drejt Asociacionit të Gazetarëve, Këshillit të Pavarur të Mediave si dhe Shoqatës së Gazetarëve Sportiv.

Sipas shtëpisë së futbollit kosovar, ata u kanë kërkuar këtyre institucioneve mediatike që të respektojnë kodin e gazetarisë pasi të njëjtin pretendojnë se po bëhet “fushatë mediatike” kundër FFK-së dhe Kombëtares së Kosovës, përmes disa emisioneve sportive në Kosovë.

Ekipi i emisionit më të shikuar në vend, “Dueli Sportiv” vazhdimisht u ka bërë ftesë përfaqësuesve të FFK-së, që të jenë pjesë në emision për tema të caktuara, mirëpo të njëjtin asnjëherë nuk u janë përgjigjur ftesës sonë.

FFK-ja ndër tjerash ka kërkuar që të ndalohen fyerjet, shantazhet e kërcënimet, kinse po bëhen në drejtimin e tyre.

Kujtojmë që ky reagim, vjen pak ditë pasi në media u raportua, se i pari i FFK-së, Agim Ademi kishte kërcënuar lojtarët e përjashtuar së fundmi nga grumbullimi me Kombëtaren e Kosovës.

Ky lajm bëri bujë të madhe mediatike, si në opinionin e gjerë, si në atë sportdashës.

 

Foto: 1
2

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika