Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka pranuar ankesën e Ballkanit për ndeshjen ndaj Feronikelit 74.
Suharekasit u ankuan se futbollisti i Feronikelit 74, Lavdim Zumberi nuk kishte të drejtë loje dhe e kanë fituar rastin.
Kësisoj, Federata e Futbollit e Kosovës ia dha fitoren 3:0 në tavolinë kampionit në fuqi, që i afrohet Dritës në tetë pikë.
Kujtojmë se rezultati i rregullt i kësaj ndeshje kishte qenë i barabartë, 1:1./GazetaExpress
