FFK-ja ankohet në CAS kundër vendimit të UEFA-s për ndeshjen Kosovë – Rumani

Federata e Futbollit e Kosovës ka paraqitur ankesën kundër vendimi të UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë me Rumaninë, duke kërkuar rishikimin e dënimeve për braktisjen e ndeshjes dhe gjobën ndaj FFK-së dhe ekipit kosovar

Fotografi ilustruese

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se ka apeluar vendimin e UEFA-s lidhur me ndeshjen e ndërprerë midis Rumanisë dhe Kosovës, e zhvilluar më 15 nëntor në Bukuresht.

Ndeshja, e cila ishte e barabartë 0:0 deri në minutat shtesë, u ndërpre pas një shkëmbimi tensionues mes lojtarëve.

Pasi tifozët rumunë nisën të brohorisnin “Serbia, Serbia”, lojtarët e Kosovës lëshuan fushën, dhe disa prej tyre iu përgjigjën me veprime josportive tifozëve.

Edhe pse arbitri kërkoi që ata të ktheheshin në fushë, ekipi kosovar e refuzoi këtë, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes.

Përfundimisht, arbitri dhe ekipi i Rumanisë u kthyen në fushë pas një ore, dhe ndeshja u mbyll.

UEFA regjistroi rezultatin përfundimtar 3:0 në favor të Rumanisë dhe e gjobiti atë me 128,000 euro për shkelje të ndryshme.

Megjithatë, UEFA vlerësoi se Kosova kishte braktisur ndeshjen dhe e gjobiti FFK-në me 6,000 euro për faktin se pesë lojtarë të Kosovës morën kartonë të verdhë gjatë ndeshjes.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika